ShBA – Gafat e Trumpit nuk kanë fund, ja më e reja…

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Kryeministren e Norvegjisë, Erna Solberg, të organizuar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, bëri një gafë të re.

Deklarata e Trumpit se në nëntor do t’i dorëzojnë Norvegjisë avionë të tipit F-52 dhe F-35, me vete solli edhe pyetjen se “Çfarë nënkupton me këtë?”

Sepse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk prodhojnë avion të tipit F-52, por bëhet fjalë për 52 copë të avionëve të tipit F-35, të cilët ShBA-ja i shiti Norvegjisë, ndërsa dorëzimi i pjesës së parë të këtyre avionëve është bërë në nëntor të vitit të kaluar.

Pasi nga reagimet në sallë kuptoi se ka gabuar, Presidenti Trump u mundua që ta përmbledhë situatën me këto fjalë: “Ne kemi shitur gjithsej 52 copë dhe një pjesë është dorëzuar që tani, madje është dorëzuar më herët se që ishte paraparë. Bëhet fjalë për një porosi në vlerë 10 miliardë dollarë”.

Situata në të cilën ra Trumpi gjatë konferencës për shtyp u bë temë e shakave të shumta në median sociale Tweeter./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne