SHBA i ofron terroristëve të YPG-së sisteme moderne të mbrojtjes ajrore

Shtetet e Bashkuara kanë pajisur me sisteme portative të mbrojtjes ajrore (MANPADS) njësitë e mbrojtjes popullore (YPG), degë e organizates terroriste PKK, njoftoi një raport mediatik të hënën.

Al-Masdar News raportoi se SHBA ofroi sistemin e mbrojtjes për YPG-në në Sirinë veriperëndimore në afërsi të qytetit Afrin përmes një marrëveshjeje të fshehtë bërë mes Uashingtonit dhe grupit terrorist.

Dërgesa thuhet se ndodhi javën e kaluar, tha raporti, duke cituar burimet opozitare.

MANPADS janë sisteme raketash tokë-ajër të telekomanduara që përdoren për të goditur avionët që fluturojnë ulët, veçanërisht helikopterët.

Raporti vjen disa ditë pasi koalicioni i drejtuar nga Shtetet e Bashkuara konfirmoi se do të formojë një ushtri kufitare të Forcave Demokratike të Sirisë (SDF) të udhëhequr nga YPG, një masë që u dënua nga Turqia, Rusia dhe Irani.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha të hënën se ushtria turke së shpejti do të fillojë një operacion për të pastruar Afrin dhe Manbijin nga terroristët, duke kritikuar ashpër “partnerin strategjik”, SHBA-në për goditjen e dhënë pas shpine.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov e dënoi masën të hënën, duke thënë se formimi i një zone të kontrolluar nga YPG mund të përbënte një kërcënim për integritetin territorial të Sirisë.

Një raport i Anadolu Agency javën e kaluar tha se një grup prej 400 luftëtarësh i SDF-së i drejtuar nga YPG, i quajtur nga PKK si Ushtria e Veriut, u pajis me trajnime teknike dhe me trajnime ushtarake si dhe me pajisje të teknologjisë së lartë”./dailysabah/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne