ShBA – I vihet zjarri një xhamie në San Diego të Kalifornisë

Mbetet në tentativë një zjarrvënie ndaj një xhamie në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë ngjarje, për të cilën supozohet se është një “krim i urrejtjes”, iu vu zjarri murit të Qendrës Islame Escondido në qytetin San Diego të Kalifornisë.

Anëtarët e Qendrës Islame Escondido arritën t’i fikin zjarret e vogla para se ekipet e zjarrfikësve të arrijnë në vendin e ngjarjes, ndërsa bëhet e ditur se në kohën kur zjarri shpërtheu në qendër ndodheshin 7 persona.

Në këtë ngjarje nuk pati të lënduar, por ballina e godinës pësoi dëme të vogla.

Në parkingun e qendrës, për të cilën supozohet se zjarri është vënë në orët e natës, është gjetur një notë që tregon në sulmet terroriste ndaj xhamive në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, ku humbën jetën 50 persona dhe u plagosën 50 të tjerë.

Ndërkohë që nuk u dhanë informata në lidhje me notën e gjetur, bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë filluar hetimet.

Hetimet do të nxjerrin në dritë se a ishte zjarri që shpërtheu në xhaminë që ndodhet 48 kilometra larg nga qendra e qytetit San Diego, një zjarrëvënie apo një krim i urrejtjes./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne