CENTCOM: SHBA-ja duhet të përdorë fuqinë ushtarake kundër Iranit/ Qeveria revolucionare në Iran është armiku ynë

Gjatë një fjalimi që ka mbajtur ditën e mërkurë para Këshillit të Forcave të Armatosura të Shtëpisë së Bardhë, kryekomandanti i focave ushtarake të SHBA-së në Lindjen e Mesme, Gjenerali Joseph Votel ka shprehur vlerësimin e tij kundër Republikës Islamike të Iranit, siç ka ndodhur edhe herë të tjera.

Gjenerali Votel është shprehur kështu: “Irani i zhvillon aktivitetet e tij në një zonë që unë e quaj si zonë gri. Kjo është një sipërfaqe që pozicionohet pak më poshtë zonës që shtete konkurrojnë normalisht me njëri-tjetërin dhe zonës që është e hapur për konflikte. Irani arrin ta përdorë këtë zonë nëpërmjet dërgimit të ndihmave vdekjeprurëse, përdorimin e forcave të deleguara dhe ndërmjet aktiviteteve të ndryshme kibernetike.”

Komanda Qëdrore e SHBA-së (CENTCOM) ka marrë përsipër që të mbrojë interesat e amerikanëve në rajonin që fillon nga Gadishulli Persik dhe deri në Azinë e Mesme dhe për këtë arsye ka vendosur në terren më shumë se 80.000 ushtarë në detyrë.

Pasi është shprehur se “Është e nevojshme që të konsiderojmë mundësi të ndryshme për të ndaluar aktivitetet e Iranit, duke përfshirë këtu ndërhyrjen ushtarake dhe mënyra të tjera të ngjashme, Votel ka vijuar kështu:

“Irani përbën një rrezik për stabilitetin dhe prishjen e rendit të deri tanishëm të këtij rajoni dhe gjithë botës?”

“Irani ka rolin e tij në terren. Megjithatë, dua të bëj me dije haptazi se unë gëzoj mendime dhe perceptime të ndryshme në lidhje me popullin iraian dhe udhëheqjes iraniane – Revolucionarëve që udhëheqin Iranin. Problemi ynë nuk është me popullin iranian, problemi ynë është me udhëheqjen revlucionare.”

Burimi : M.Ş/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne