SHBA-ja i ka vënë 47 kërkesa Koresë Veriore

SHBA-të kanë përpiluar regjistrin prej 46 kërkesave të cilat Koreja Veriore duhet të plotësojë ashtu që tërësisht të eliminojë arsenalin e vet nuklear, armët tjera të shkatërrimit në masë dhe infrastrukturën relevante, ka deklaruar ministri japonez i punëve të jashtme Taro Kono në intervistën e dhënë mbrëmë televizionit.

Sekretari shtetëror amerikan Mike Pompeo gjatë vizitës Pjongjangut ka deklaruar se sipas SHBA-ve termi denuklearizim përfshin edhe largimin e depos së arsenalit nuklear dhe pajisjeve tjera në formë transparente dhe të pakthyeshme.

Poashtu, Koreja Veriore duhet të shkatërrojë të gjitha llojet e armëve për shkatërrim në masë, duke përfshirë edhe armë kimike dhe biologjike, të gjitha raketat balistike dhe tërë infrastrukturën relevante.”

“Në atë aspekt, Koresë Veriore i është dorëzuar regjistri prej 47 kërkesave, e në rast se nuk zbatohet denuklearizimi i plotë në këtë formë, sanksionet kundër Koresë Veriore nuk do të shfuqizohen”, ka deklaruar ministri japonez Taro Kono.

Ai ka shtuar se regjistri i kërkesave përfshinë edhe largimin e të gjitha raketave koreano-veriore, duke përfshirë edhe ata që paraqesin kërcënim për Japoninë. Sipas fjalëve të ministrit japonez të punëve të jashtme, Pjongjangu do të tregojë gatishmërinë e plot për denuklearizimin e tërësishëm.

“Në Korenë Veriore premtimi i liderit suprem ka rëndësi të posaçme, posaçërisht nëse është dhënë në formën e shkruar. Poashtu është i rëndësishëm dhe publikimi brendshëm i denuklearizimit të plotë. Mendoj se në këtë situatë të tillë Koreja Veriore do të përmbahet premtimeve të dhëna”, ka thënë Taro Kono.

Në pyetjen për garancat e sigurisë për Korenë Veriore, ministri japonez ka thënë se këtë çështje tek duhet përfunduar.” Mund të ipen në formë të dokumentit të shkruar në të cilin ceket se SHBA-të nuk do të sulmojnë Korenë Veriore, nuk do të kalojnë paralelen ndarëse të 38-të në mes tyre, dhe nuk do rrënojë regjimin ekzistues”, ka thënë Taro Kono.”Garancat mund të ipen edhe në kuadër të strukturës multilaterale, për të cilën tek duhet të bisedojmë”, ka shtuar diplomati japonez.

Ka thënë se këtë çast nuk është duke u biseduar për zvogëlimin e kontingjentit ushtarak amerikan në Korenë jugore.” Kjo përjashtohet, përveç se situatat e sigurisë në rajon në mënyrë drastike të ndryshojë”. Pasi që marrëdhëniet në mes Japonisë dhe Koresë Veriore normalizohen, diplomati japonez ka ofruar ndihmën ekonomike Koresë Veriore.

Të përkujtojnë se takimi historik i presidentit amerikan Donald Trumpit dhe atij koreano-veriore Kim Jong-Unit është mbajtur me 12 qershor në Singapor. Bisedimet kanë përfunduar me nënshkrimin e dokumentit të përbashkët me të cilin Pjongjangu është obliguar për denuklearizimin e gadishullit korean në këmbim të garancive të sigurisë nga ana e Washingtonit. Trumpi ka premtuar se do të ndërpresë ushtrimet e përbashkëta ushtarake me Korenë Jugore, për të cilën me vite ka insistuar Pjongjangu. Trumpi ka thënë se nuk ka biseduar me Kimin për prezencën e ushtarëve amerikan në Korenë Jugore, në të cilën gjenden 28.500 ushtarë amerikan.

Duke lexuar dokumentin prej katër pikëve anët e ndryshme po e komentojnë në mënyra të ndryshme. Kim Jong Uni ka nënshkruar dokumentin me të cilin pajtohet për”denuklearizimin e gadishullit korean”, jo vetëm të vendit të tij. Kjo do të thotë se nga gadishulli korean dhe nga ujërat territorial të saj duhet të largohet i tërë arsenali nuklear, duke përfshirë edhe mbajtësit nuklear amerikan të avionëve, nëndetëseve dhe pjesët e flotës Pacifike me potencial nuklear.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sikurse shohim edhe në Japoni, këtë e kanë përkthyer si “denukearizimi të Koresë Veriore”, por edhe zgjerimin e kërkesave në “shkatërrimin e të gjitha llojeve të armëve për shkatërrim në masë, të armëve kimike dhe biologjike, të raketave balistike dhe infrastrukturës relevante”. Kim Jon Un në këmbim të saj do të merrte copën e letrës në të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të detyrohen se “nuk do të sulmojnë Korenë Veriore, nuk do të kalojnë paralelen e 38-të dhe nuk do të rrëzojnë regjimin ekzistuese”.

Gjersa nuk përmbushen të 47 kërkesat e kërkuara, Koreja Veriore nuk do të mund të llogarisë në heqjen e sanksioneve, e për të cilën Japonia shpreson se Pjongjangu do të plotësojë detyrimet e marra përsipër në Singapor. Tokio është i gatshëm të ndihmojë ekonomikisht popullit koreano-verior. Për fat të keq, në rast se Mike Pompeo konfirmon ekzistimin e të gjitha këtyre kërkesave dhe nëse ato janë përpiluar ashtu siç po thekson ministri japonez i punëve të jashtme Taro Kono, takimi historik në Singapor ishte historik se për herë të parë janë takuar liderët e Koresë Veriore dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kanë të drejtë zyrtarët e lartë iranian, duke përfshirë edhe presidentin iranian Hasan Ruhani, të cilët kanë paralajmëruar Kim Jong Unin se marrëveshjen të cilën e nënshkruan pala amerikane nuk vlen kurrgjë, pasi që Washingtoni nuk i përmbahet saj dhe të mos kenë shpresa të mëdha në kompromise me Trumpin, i cili nuk do të tërheq trupat amerikane nga Koreja Jugore por as flotën e Pacifikut nga rajoni i oqeanit Pacifik.

Burimi : LOGIČNO/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne