SHBA-ja ndihmon terroristët kurd me 295 milionë dollarë materiale ushtarake

Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se është miratuar shitja e armatimit me vlerë 295 milionë e 600 mijë dollarë për forcat Peshmerge në Irak.

Kërkesa për armatim dhe pajisjet ushtarake ka ardhur nga qeveria irakiane dhe me këto materiale do të plotësohet nevoja e Qeverisjes Rajonale Kurde të Irakut, sqaron komunikata e Departamentit amerikan.

Që nga viti 2005 e këtej Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) i kanë shitur Irakut armatim me vlerë 22 miliardë dollarë. Këto shitje janë miratuar në kuadër të programit të shitjeve të jashtme ushtarake./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne