SHBA ka trajnuar sorrat për të gjetur Osama Bin Ladenin

Një qen i quajtur Panço, kohët e fundit fitoi famë të madhe kur pamjet filmike që tregonin se si ai i bënte masazh në kraharor dhe përkujdesej për pulsin e një oficeri policie i cili kishte pësuar atak në zemër, u përhapën masivisht në internet. Por qentë nuk janë kafshët e vetme që ndihmojnë agjencitë e zbatimit të ligjit.

Police dog performs CPR to save police officer

Dr. John Marzluff, një nga shkencëtarët e përfshirë në një studim pesëvjeçar në Universitetin e Uashingtonit lidhur me kujtesën e sorrave, tha se ishte kontaktuar nga ushtria amerikane dhe kishte bashkëpunuar me ta lidhur me trajnimin e sorrave për të gjetur Osama Bin Ladenin.

“Një nga pjesët eksperimentale të hulumtimit që u përdor për të gjetur Bin Ladenin ishte që të kishte sorra ose korba të zonës të trajnuar me qëllimin identifikimin e fytyrës së tij”, tha profesor Marzluff.

“Sorrat kanë kujtesë afatgjatë dhe aftësi reaguese shumë të forta ndaj ngacmimit. Nëse një grup sorrash do e dinin Bin Ladenin si armikun e tyre, ato me siguri do të sinjalizonin për praninë e tij me ta parë atë”, shtoi ai.

Sorrat ishin trajnuar që ta njihnin Bin Ladenin duke përdorur maskat.

Profesor Marzluff nuk ishte i sigurt nëse sorrat kishin kontribuar drejtpërdrejt në kapjen e Bin Ladenit, por theksoi se ushtria amerikane ishte e interesuar që ta përdorte hulumtimin edhe për përpjekjet e tjera në kërkime dhe operacione shpëtimi.

Ka edhe insekte që ndihmojnë agjencitë e zbatimit të ligjit në operacionet e tyre. Ato përfshijnë bletët, të cilat janë efektive në zbulimin e drogës, përdoruesit e drogës dhe minat, si dhe mizat, të cilat janë në gjendje të zbulojnë kufomat, veçanërisht ato pranë ujit.

Minjtë përdoren për zbulimin e eksplozivëve dhe minave. Minjtë trajnohen në të njëjtën mënyrë si qentë, megjithëse kostoja është një e pesta e çmimit.

Delfinët përdoren në zbulimin e minave nënujore./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne