SHBA: “Katari ka filluar t’i shqyrtojë kërkesat”

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson bëri të ditur se Katari ka filluar t’i shqyrtojë kërkesat e Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Egjiptit dhe Bahreinit, raporton Anadolu Agency (AA).

Tillerson në një deklaratë me shkrim lidhur me çështjen tha se Katari ka filluar t’i shqyrtojë “me vëmendje” kërkesat e shtruara.

Duke vënë në dukje se “përmbushja e disa pikave do të jetë shumë e vështirë për Katarin”, Tillerson tha se palët duhet të zhvillojnë dialog për gjetjen e një zgjidhjeje.

“Për të bërë hapa efikase, shtetet duhet të ulen e të bisedojnë së bashku. Ne besojmë se në qoftë se partnerët tanë luftojnë së bashku kundër terrorizmit, ata do të jenë më të fuqishëm. Çdo shtet ka diçka për të shtuar në këtë proces dhe për të ndihmuar në uljen e tensioneve. SHBA do të vazhdojë të jetë në bashkëpunim me palët dhe do të mbështesë ndërmjetësimin e Emirit të Kuvajtit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne