ShBA kërcënon Turqinë. Kërkon të lirohet pastori terrorist

Prokuroria e Turqisë ka arrestuar Andrew Bursonin, një prift amerikan, të cilin SHBA-të duan që me cdo kusht të lirohet.“Nëse Turqia nuk merr masa të menjëhershme për të liruar këtë njeri të pafajshëm të Zotit dhe ta kthejë në atdhe, Shtetet e Bashkuara do t’i vendosin Turqisë sanksione të konsiderueshme, deri sa të lirohet pastori Andreë Brunson,” tha Nënpresidenti Mike Pence të enjten në Ministerialin e Departamentit të Shtetit për Lirinë e Besimit.

Andrew Brunson, një pastor evangjelist nga qyteti Black Mountain në Karolinën e Veriut, është burgosur nga Turqia nën akuzat për spiunazh dhe ndihmë ndaj PKK-së dhe grupit terrorist gylenist FETO. Në akuzën e prokurorisë të paraqitur në gjykatë, Brunson akuzohet për kryerjen e krimeve në emër të grupit terrorist FETO dhe PKK si dhe marrjen e informacioneve të klasifikuara shtetërore për qëllime politike dhe ushtarake. FETO, e drejtuar nga rezidenti i Pensilvanisë Fetullah Gylen, është implikuar në një seri veprash kriminale, ku më e rënda lidhet me tentativën e grushtit të 15 korrikut 2016, ku përmes infiltruesve të saj në ushtri u vranë 249 njerëz të pafajshëm.

Edhe pas kësaj akuze Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë lirimin e tij, madje edhe vetë Presidenti Trump bëri komente të enjten duke postuar në Tëitter: “Shtetet e Bashkuara do t’i vënë sanksione Turqisë për ndalimin e Pastorit Andrew Brunson, një i krishterë i nderuar, një burrë familjar dhe njeri i shkëlqyer. Ai po vuan. Ky njeri i Zotit duhet liruar menjëherë!”
Postimi i presidentit në Twitter dhe komentet e Nënpresidentit Pence pasojnë lirimin një ditë më parë të Pastorit Brunson nga një burg turk dhe vënien e tij nën arrest shtëpie.
“Është një hap i mirëpritur, por nuk mjafton,” tha Nënpresidenti Pence.

Të mërkurën, Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo e cilësoi lirimin nga burgu të pastorit “një tregues i përparimit diplomatik” duke shtuar se “puna nuk ka mbaruar.
Pompeo tha se Uashingtoni po vazhdon komunikimin me Ankaranë për ta kthyer në atdhe pastorin amerikan.

/Gazeta impakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne