SHBA kthehet në tmerr për refugjatët, dy fëmijë emigrantësh vdesin në paraburgim

Dy fëmijë emigrantësh nga Guatemala kanë ndërruar jetë gjatë ditëve të fundit në paraburgim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), pasi u arrestuan bashkë me familjet e tyre në kufirin meksikano-amerikan. Mbrëmë në spitalin e shtetit federal amerikan të New Mexicos ndërroi jetë një djalosh 8 vjeçar nga Guatemala.

Fëmija ishte arrestuar pasi së bashku me familjen ilegalishit tentoi të hynte në SHBA. Nga Departamenti Amerikan për Siguri të kufijve bëhet e ditur se fëmija të premten shfaqi simptoma se ishte i sëmurë dhe për këtë shkak nga paraburgimi u transferua në spital në qarkun Alamogordo. Mjekët diagnostifikuan ftohje të fortë dhe djaloshi është kthyer në paraburgim. Natën mes të hënës dhe të martës sërish është shtrirë në spital, pas çka ka ndërruar jetë.

Edhe javën e kaluar një vajzë 7 vjeçare nga Guatemala ndërroi jetë në paraburgim në SHBA ndërsa u diagnostifikua me shok septik. Një numër i madh i emigrantëve nga Amerika Latine për shkak të varfërisë dhe arsyeve tjera tentojnë të arrijnë në SHBA. Presidenti amerikan Donald Trump kategorikisht ka porositur se askush ilegalisht nuk do të hyjë në SHBA, ndërsa në kufirin me Meksikën është angazhuar edhe ushtria.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne