SHBA kundër Turqisë në operacionet e shpimit në det të hapur të Qipros

SHBA ka kërkuar nga Turqia të rishqyrtojë vendimin e saj për të filluar operacionet e shpimit në det të hapur në Qipro, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përmes një deklarate me shkrim, Morgan Ortagus, zëdhënëse e Departmentit Amerikan të Shtetit, theksoi se “SHBA-të janë thellësisht të shqetësuara nga synimet e njoftuara të Turqisë për të filluar operacionet e shpimit në det të hapur në një zonë të pretenduar nga Republika e Qipros si Zona Ekskluzive Ekonomike e saj”.

Sipas Ortagus, ky hap i Turqisë është “provokues dhe rrezikon të rrisë tensionet në rajon”.

“U bëjmë thirrje autoriteteve turke të ndalojnë këto operacione dhe të inkurajojnë të gjitha palët të veprojnë me përmbajtje”, tha ajo.

Turqia vazhdimisht ka kundërshtuar shpimet e njëanshme të administratës greke qipriote në Mesdheun Lindor, duke theksuar se turqit qipriotë po ashtu kanë të drejta për burimet në këtë zonë.

Qiproja është ndarë që nga viti 1974 kur një grusht shteti grek qipriot u pasua nga dhuna kundër turqve të ishullit dhe ndërhyrja e Ankarasë si fuqi garantuese.

Ndërhyrja është pasuar nga një proces i paqes me ngritje dhe ulje në vitet e fundit, duke përfshirë iniciativën e dështuar të vitit 2017 në Zvicër nën kujdesin e vendeve garantuese, Turqisë, Greqisë dhe Britanisë së Madhe./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne