SHBA – Mattis: Një luftë me Korenë e Veriut do të ishte katastrofike për civilët e rajonit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre do e fitonin një luftë kundër Koresë së Veriut, por kjo do të ishte katastrofike për popullsitë civile të rajonit, vlerësoi të enjten sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis.

“Kjo do të ishte një luftë katastrofike, veçanërisht për njerëzit e pafajshëm, përfshirë këtu me shumë mundësi edhe Japoninë”, gjykoi Mattis para një komisioni të Kongresit.

“Ne po bëjmë gjithçka është e mundur që kjo të mos ndodhë dhe për ta zgjidhur këtë në mënyrë diplomatike”, vazhdoi ai.

“Koreanoveriorët kanë grumbulluar në kufij artileri dhe raketa, që mund të arrijnë Seulin dhe që do të bënin me shumë gjasa dëme të tmerrshme në kryeqytetin koreanojugor para se të neutralizohen”, shtoi Jim Mattis.

“Kjo është një luftë që në thelb ne nuk e duam”, theksoi sekretari amerikan i Mbrojtjes.

Koreja e Veriut vazhdon përpjekiet e saj për t’u pajisur me raketa bërthamore të afta të godasin SHBA-në./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne