SHBA mbështetje ushtarake dhe automjete PYD/PKK-së

Komitetet e Koordinimit Lokal të Sirisë (LCC) kanë theksuar se SHBA-ja ka dërguar një mbështetje të re prej 250 ushtarësh dhe 48 automjetesh për organizatën terroriste PYD/PKK e cila vepron në verilindje të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklaratë në llogarinë e medias sociale të LCC thuhet se autokolona amerikane e cila ka hyrë nga pika kufitare Semalka në kurifin Siri-Irak gjatë mesditës ka mbërritur në rajonin Malikije në linjde të Haseke-s.

Në deklaratë thuhet se në autokokolonë ndodhen 48 automjete ushtarake dhe 250 ushtarë.

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marë nga burimet lokale mësohet se SHBA-ja ka siguruar një mbështetje me automjete dhe municione, armatime të përbërë prej 22 maune për organizatën terroriste menjëherë pasi Turqia qëlloi objektivat e PKK-së në rajonin Karaçok të Sirisë.

SHBA-ja e cila ofron mbështetje me armë, municione dhe trajnime për organizatën terroriste, ka tërhequr vëmendjen se ajo ka rritur mbështetjen e saj për PYD/PKK-në pas ndërhyrjes parandaluese të Turqisë përtej kufirit.

Pas goditjes së objektivave të PKK-së në rajonin Karaçok të Sirisë dhe në rajonin Sinxhar të Irakut është zbuluar se organizata terroriste ka përdorur raketën e prodhimit amerikan TOW në sulmet e saj kundrejt objektivave ndaj elementëve të Forcave të Armatosura të Turiqsë (TSK) në vijën kufitare.

Në muajt e kaluar SHBA-ja kishte mbështetur organizatën terroriste me pajisje multi raketahedhëse, predha 80 dhe 120 mm, bombëhedhës MK19, pushkë të modelit M4 dhe M16, automjete ushtarake të tipit Humwee dhe automjete tranportuese të blinduara të tipit Cougar.

Gjithashtu SHBA-të i kanë siguruar organizatës terroriste edhe raketat anti tankt FGM-148 Javelin të cilat pavarësisht se Turqia shumë herë ka kërkuar ti blejë ajo nuk ia ka shitur.

Militantët e PYD/PKK-së të cilët SHBA-të në Siri i cilësojnë si aleatë në përgjithësi në vend ata përdorin emrin “SDG” (Forcat Demokratike të Sirisë).

PYD/PKK-ja ka për qëllim të krijojë një dominim të zgjeruar në vijën e kufirit i cili fillon nga Haseke në kufirin verilindor të Sirisë e deri në rajonin përballë qytetit turk Hatay./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne