SHBA mbyll ambasadën në Turqi, frikë nga kërcënimet

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur mbylljen e ambasadës së tyre në Turqi për shkak të një “kërcënimi për sigurinë”. Në një njoftim zyrtar në web-faqen e saj nuk specifikoi natyrën e kërcënimit, por vetëm njoftohet se nga e hëna nuk do të jetë më e hapur godina e tyre, e cila ndodhet në Kavaklidere të Ankarasë, shkruan reuters.

Në vitin 2013, ambasada është goditur nga një sulm vetëvrasës, i cili ka lënë të vrarë një roje turke të sigurisë.

Ambasada këshilloi shtetasit amerikanë të shmangin turmat në lokacionet turistike dhe të qëndrojnë larg ndërtesës së saj.

Ajo tha se do të njoftojë më vonë se kur do të rihapet.

Marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Turqisë, të dyja vende anëtare të NATO-s, janë të tensionuara, sidomos për shkak të ndihmës që u ka ofruar Uashingtoni milicive kurde në Siri, të cilat luftojnë regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Ankaraja thotë se këto milici kanë lidhje me terroristët kurdë që luftojnë Qeverinë turke.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne