SHBA, Muslimania amerikane përzihet nga banka për shkak të hixhabit

Një amerikane muslimane është përzënë nga një bankë në SHBA për shkak të mbajtjes së hixhabit. Stafi e ka kërcënuar se do të thërriste policinë nëse ajo nuk e “hiqte kapuçin e saj”.

Jamela Mohamed kishte shkuar në një degë të Sound Credit Union në shtetin e Uashingtonit këtë muaj për të bërë një pagesë për makinën.

Jamela, një amerikane dhe një anëtare e credit union, regjistroi një pjesë të incidentit në telefonin e saj celular, duke pretenduar se ai tregon diskriminim të hapur.

Ajo tha se kishte veshur një triko dhe kishte vënë kapuçin e saj, sepse ishte e premte, dita kur muslimanët falen në xhami.

Një punonjës i kërkoi Jamelës të hiqte kapuçin e saj.

Një tabelë brenda credit union thotë se kapelet, kapuçët dhe syzet e diellit nuk janë të lejuara, njoftoi televizioni ABC.

Jamela tha se për të ndjekur rregullat, ajo shkoi në makinën e saj për të marrë shaminë, ose hixhabin. Ajo u kthye brenda me hixhab, ndërsa ende mbante kapuçin në kokë, tha raporti.

Ndërsa ishte duke pritur, Jamela tha se bëri disa video të tabelës dhe të dy klientëve meshkuj të veshur me kapele bejsbolli, sepse ata po ndihmoheshin pa asnjë problem.

“Pse po dëshmoj një njeri të cilit i shërbehet edhe pse mban kapelë, ndërsa mua po më thuhet që të heq kapuçin tim?” Pyeti ajo.

“Ky është kapuçi im. Fytyra ime duket dhe unë aktualisht kam një problem sot. Unë jam duke u treguar e sjellshme, unë jam në përputhje (me rregullat). Thjesht deklarova se duhet vetëm të paguaj sot gjobën e makinës”.

Ajo bisedoi përsëri me një punonjës. Pastaj, një mbikëqyrëse iu afrua asaj.

Jamela regjistroi një video që tregonte mbikëqyrësen e degës duke numëruar deri në tre dhe më pas duke i thënë se do të thërriste policinë. “Nuk munda fare as të flisja”, tha Jamela.

“Ju duhet të hiqni kapuçin tuaj!”, Tha gruaja në video.

Më pas Jamela u nxorr jashtë nga banka. “Ndihem kaq e turpëruar tani,” tha ajo.

Duke ndarë videon e përvojës së saj në Facebook, ajo shkroi: “Unë dua që kjo të mos ndodhë kurrë me askënd, dhe askush nuk duhet të trajtohet në këtë mënyrë. Faleminderit.”

Sound Credit Union më vonë postoi në Facebook duke thënë se ai nuk e kishte kontrolluar mirë situatën, se kërkonte ndjesë dhe se do të sigurohej që kjo të mos ndodhte kurrë më.

“Është e qartë që trajnimi ynë duhet të përfshijë më shumë empati dhe ndjeshmëri për të gjitha kulturat, sepse si një credit union ne besojmë në trajtimin e barabartë të të gjithë njerëzve”, tha ai. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne