SHBA nuk do të lejojë hetimet për krimet e ushtarëve të saj në Afganistan

Është raportuar se Shtetet e Bashkuara nuk do të lëshojnë apo do të refuzojnë vizat për personelin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale që ka filluar të ndjekë penalisht për çështjen e abuzimeve të pretenduara të ushtarëve amerikanë në Afganistan apo gjetkë.

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo tha në lidhje me temën se Shtetet e Bashkuara tashmë kanë ndërmarrë masa kundër disa anëtarëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, me seli në Hagë, duke u shprehur se: “Ata janë të angazhuar për të mbrojtur ushtarët amerikan dhe personelin ushtarak nga frika e ndjekjes së padrejtë për shkak të mbrojtjes së kombeve të tyre të mëdha”.

Pompeo deklaroi se çdo gabim i personelit ushtarak amerikan do të trajtohet brenda ushtrisë amerikane dhe në gjykatat penale të vendit, si dhe shtoi se: “Do të kufizohen vizat për çdo punonjës të GJNP-së që ka kërkuar të kryhet një hetim i tillë.”

‘DO TË KUFIZOJMË VIZAT’

Pompeo u shpreh se: “Nëse jeni përgjegjës për propozimin e GJNP-së për të hetuar personelin amerikan lidhur me situatën në Afganistan, mos supozoni se ju ende mund të merrni një vizë ose që ju do të lejoheni të hyni në SHBA.” Mike Pompeo u shpreh se: “Nëse GJNP nuk e ndryshon drejtimin e saj, ne jemi të gatshëm të ndërmarrim hapa shtesë, duke përfshirë sanksionet ekonomike.”

Prokurori i GJNP ka një kërkesë për të hetuar krimet e mundshme të luftës të kryera në Afganistan, ku mund të jenë të përfshirë amerikanët. Edhe palestinezët po ashtu kërkojnë nga GJNP që të zhvillojë një hetim ndaj Izraelit.

SHBA, e cila nuk është anëtare e GJNP-së, kishte nënshkruar Statutin e Romës, i cili mundësoi themelimin e gjykatës në vitin 2000 në periudhën e presidentit Bill Clinton.

Administrata e Uashingtonit, e cila kishte rezerva lidhur me juridiksionin e gjykatës, kishte nxjerrë Aktin për Mbrojtjen e Zyrtarëve të Shërbimit të SHBA-së, i cili ishte një përpjekje e GjNP-së për të përjashtuar trupat amerikane nga procedurat e mundshme gjyqësore gjatë presidencës së Xhorxh W. Bush në vitin 2001.

TRUMP KISHTE THËNË “GJNP-JA ËSHTË KËRCËNIM I DREJTPËRDREJT NDAJ SHBA-SË DHE INTERESAVE TË SAJ”

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, John Bolton, kishte thënë në shtator të vitit të kaluar se GJNP është një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj interesave të sigurisë kombëtare të SHBA-së.

GJNP nuk ka bërë ende një koment mbi vërejtjet e Pompeo-s, ndërsa Human Rights Watch, një nga mbështetësit e gjykatës, e përshkroi qëndrimin e SHBA-së si “një përpjekje për të ndëshkuar inspektorët”.

Burimi : Sputnik News /ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne