SHBA – Pastrim në Departamentin e Sigurisë Kombëtare, jep dorëheqjen nënsekretarja Claire Grady

Pas dorëheqjes të hënën të sekretares së Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kirstjen Nielsen, për shkak të problemit të emigrantëve ilegalë në kufi, të mërkurën ka dhënë dorëheqjen edhe nënsekretarja Claire Grady, e cila teknikisht pritej ta zëvendësonte.

Bëhet e ditur se dorëheqja e Grady ka ardhur pasi në vend të saj, Presidenti Donald Trump ka emëruar në postin e sekretarit të Sigurisë Kombëtare kreun e Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare, Kevin McAleenan, duke shkelur praktikat e deritanishme në SHBA.

Grady ishte një nëpunëse e lartë me mbi 28 vite përvojë në Departamentin e Mbrojtjes dhe atë të Sigurisë Kombëtare.

Edhe pse ende nuk është bërë një deklaratë zyrtare nga Shtëpia e Bardhë, mësohet se dorëheqjen e ka paraqitur edhe drejtori i Shërbimit Sekret, Randolph Alles.

Kirstjen Nielsen pati shkruar në “Twitter” se ajo ishte detyruar të largohej së bashku me shefin e Shërbimit Sekret, pasi Presidenti Trump vendosi të rinovojë krerët e Departamentit të Sigurisë Kombëtare për të imponuar një linjë më të vështirë të emigracionit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne