ShBA: Për Venezuelën kemi bërë një plan të detajuar

Shanahan këto deklarata i bëri gjatë një seance dëgjimore të Dhomë së Përfaqësuese në Kongres, ku ai mori pjesë bashkë me Shefin e Shtabeve të Bashkuara të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), gjeneralarmate Joseph Dunford dhe nënsekretarin e Pentagonit, David Norquist.

Këtu Shanahan iu përgjigj edhe një pyetjeve të kongresmenëve për tentativën e grushtshtetit në Venezuelë.

“Për këtë çështje po punojmë me një qasje totalisht qeveritare dhe duhet të dihet që kur ne themi se të gjitha alternativat ndodhen mbi tavolinë, ato qëndrojnë me të vërtetë aty. Vetëm se ne po bëjmë përpjekje për të ushtruar mundësisht presion diplomatik dhe ekonomik”,- tha Shanahan.

Ushtruesi i detyrës së sekretarit amerikan të Mbrojtjes tha se po e ndjekin nga afër situatën në Venezuelë dhe kushtet këtu janë mjaft dinamike dhe të paqëndrueshme.

“Në Venezuelë sot janë kubanët, rusët. Çështja aty ka edhe dimensione të tjera. Jo çdo gjë duket qartë në media apo kanalet e tjera. Ky nuk është një kalendar i kontrolluar nga ana jonë. Për një situatë të mundshme (në Venezuelë) neve na duhet që të jemi në gjendje të ndryshojmë taktikat tona për të siguruar avantazh dhe për të reaguar deri në një masë të caktuar. Kemi bërë një plan të detajuar për të mos u përballur me ndonjë skenar të mundshëm si rrjedhojë e një situate të papritur atje”,- theksoi Shanahan.

Për shkak të zhvillimeve në Venezuelë Shanahan anulon vizitat në Evropë

Ushtruesi i detyrës së sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Patrick Shanahan nuk do të udhëtojë në Evropë, ai do të mbetet në Uashington për të ndihmuar në mbështetjen e veprimeve në Venezuelë, tha Pentagoni të mërkurën.

Kurse Shefi i Shtabeve të Bashkuara të Ushtrisë Amerikane, Joseph Dunford tha se ata vazhdojnë ta ndjekin nga afër situatën në këtë vend (Venezuelë) dhe e përsëriti edhe një herë që të gjitha alternativat qëndrojnë mbi tavolinë.

Kryetari i Asamblesë së Venezuelës, Guadio, i cili më 23 janar ishte vetëshpallur presidenti i vendit, me anë të një videoje 3-minutëshe që kishte publikuar të martën në Twitter kishte ftuar në protesta popullin dhe ushtrinë.

Kurse ministri i Mbrojtjes së Venezuelës, Vladimir Padrino Lopez në postimin që bëri në Twitter pas trazirave deklaroi se ushtria do ti kundërpërgjigj tentativës për grushtshteti.

“Ne forcat e armatosura jemi betuar për të mbrojtur rendin kushtetues. Jemi në gatishmëri përballë tentativës për grushtshteti. Në repartet ushtarake nuk ka ndonjë situatë të jashtëzakonshme, të gjithë ushtarakët vazhdojnë detyrat nën urdhrat e komandantëve të tyre”, kishte shkruar Lopez në Twitter.

Kurse administrata amerikane kishte bërë deklarata në cilësinë e mbështetjes së plotë ndaj Guadios dhe përkrahësve të tij./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne