SHBA përforcon trupat e saj në jug të Sirisë

ShBA-ja merr një sërë masash ndaj bazave iraniane në Siri. Me dislokimin e elementeve ushtarake në jug të Sirisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës përforcuan praninë e tyre ushtarake përballë Iranit në këtë rajon.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e besueshme nga kufiri Siri-Jordani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë javëve të fundit rritën praninë e tyre ushtarake në jug të Sirisë.

Ushtria amerikane dislokoi mbi 200 trupa të saj në bazën ushtarake Tanif, që ndodhet në afërsi të kufirit Iran-Jordani.

Burimet thonë se qendra e udhëheqjes së operacioneve të kryesuara nga ShBA-ja, që ndodhet në Jordani (MOC), bëri të ditur se janë marrë një sërë masash ndaj bazave iraniane që ndodhen në Siri./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne