SHBA po shkon drejt një përballjeje detare … por jo me Iranin

nga Darius Shahtahmasebi.

Ka shumë indikacione se Shtetet e Bashkuara dhe Kina po shkasin drejt një konflikti të mundshëm në Detin Jugor të Kinës. Ndërkohë që motivet pas këtij konflikti bëhen të qarta, aktivitetet bëhen shumë më serioze. Në një kohë që bota po sheh me interes situatën e rrezikshme detare midis SHBA-së dhe Iranit, media perëndimore vazhdon të injorojë konfliktin e mundshëm në Detin Jugor të Kinës që vazhdon të vlojë prej vitesh.

Zhvillimet e fundit

Vetëm javën e kaluar, anije detare nga Japonia, SHBA-ja, India dhe Filipinet lundruan përmes Detit Jugor të Kinës në krah të një stërvitje ushtarake thuajse një javore të Kinës që synonte të mbante ndikimin e saj zgjerues në rajon. Ndërkohë miqësia e rinovuar e Kinës me Filipinet nën drejtimin e Rodrigo Duterte ka qenë jetëshkurtër dhe nuk ka ecur siç ishte planifikuar.

Duterte, i cili kishte sinjalizuar se dëshironte ta largonte vendin e tij nga SHBA-ja dhe të punonte më ngushtë me Kinën, madje kishte shpërfillur edhe një vendim ndërkombëtar të arbitrazhit që vendosi në favor të Filipineve, e ka ndërprerë punën e tij për këtë. Për shembull, ai duhet të përballet me dy zyrtarë filipinas, të cilët kanë paraqitur një ankesë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC) lidhur me aktivitetet e Kinës në Detin Jugor të Kinës. Ai gjithashtu duhet të merret me atë që mendon se është nje lidhje e vazhdueshme në baza të rregullta në shume drejtime ndërmjet SHBA-së dhe Kinës. Nëse Filipinët do të detyrohen të mbrojnë ndonjë prej territoreve të saj të pretenduara nga Kina, Uashingtoni ka sinjalizuar për një angazhim në mbrojtje të Filipineve kundër Kinës për shkak të një traktati të mbrojtjes së ndërsjelltë midis dy kombeve.

Dhe vetëm të hënën e kaluar, gjykata e lartë e Filipineve njoftoi agjenci të shumëfishta, duke përfshirë Marinën e Filipineve, policinë dhe rojet bregdetare që të mbronin shkëmbinjtë përgjatë vijës bregdetare në Scarborough Shoal, Thomas Shoal dhe Mischief Reef. Sipas zëdhënësit presidencial Salvador Panelo, qeveria tani është “e detyruar” që të zbatojë urdhrin e gjykatës.

Nuk duhet lënë pa përmendur edhe një stërvitje ushtarake shumëpalëshe, e cila pa Filipinet teksa bëheshin bashkë me Indinë – konkurrentin kryesor të Kinës në rajonin e Indo-Paqësorit si dhe me Japoninë, rivalin historik të Kinës.

Për më tepër, shefi i operacioneve të marinës amerikane, Admirali John Richardson, sapo ka deklaruar se do të donte ti shihte forcat detare australiane dhe ato indoneziane të kishin një prani më të madhe në Detin Jugor të Kinës, duke inkurajuar në këtë mënyr dy kombet që të merrnin pjesë në ato që SHBA i quan operacionet “liria e lundrimit”.

Deri më tani, Australia nuk ka pranuar të marrë pjesë në operacionet e lirisë së lundrimit në Detin Jugor të Kinës brenda 12 miljeve detare të territoreve të pretenduara nga Kina. Nga ana tjetër, Indonezia hapi një bazë ushtarake në ishullin Natuna Besar, e cila ndodhet në skajin jugor të Detit Jugor të Kinës.

Megjithatë do ja vlente që SHBA të mos e llogariste Indonezinë pasi ajo është e interesuar në nënshtrimin e Papuas Perëndimore. Jakarta duket se është më e interesuar të luftojë me armiqtë rajonal të Kinës në Detin Jugor të Kinës sesa të përballet me vetë Kinën.

Përgjigja e Kinës

Pekini nga ana e tij po i trajton ndryshe këto zhvillime. Në një editorial të kohëve të fundit, gazeta shtetërore Global Times bëri të qartë se Kina duhej të vazhdonte të ndërtonte flotën e saj për të penguar Uashingtonin nga lundrimi i lirshëm në Detin Jugor të Kinës.

“Vetëm nëse flota kineze është mjaftueshëm e fortë, anijet luftarake të SHBA-së nuk do guxojnë të hyjnë me dashje në ujërat e detit të Kinës për të treguar muskujt”, shkruante gazeta. “Një marinë e fortë kineze është garancia për paqen dhe stabilitetin e Detit Jugor të Kinës dhe madje edhe të gjithë botës”.

Me sa duket Kina tani po bën plane në rast të shpërthimit të një konflikti. Muajin e kaluar, Kina zhvilloi një seri stervitjesh ushtarake në skajet jugore dhe veriore të Tajvanit. Kjo është e vërtetë edhe pse Akti i Marrëdhënieve të Tajvanit detyron Shtetet e Bashkuara që të mbrojnë Tajvanin nga ndonjë agresion ushtarak kinez, pavarësisht faktit se Uashingtoni me sa duket i përmbahet politikës së Kinës “One China”.

Të vetëdijshëm se Pekini do të duhet të projektojë fuqinë e tij ushtarake në rajon në mënyrë që të mbrojë interesat e tij, vetëm këtë javë Kina zbuloi dy nga anijet e saj të reja Distrojer, pjesë e një flote specifike të përbërë nga 20 mjete detare të pajisura me 256 raketa. Një raketë i tillë është referuar si “raketa më e rrezikshme detare ( YJ-18 ASCM) kundër anijeve.”

Ndërkohë që survejohet tërësisht nga media, e vërteta është se mund të ketë një arsye pse administrata Trump e ka goditur kaq shumë industrinë e prodhimit të çelikut të Kinës në luftën e tregtare të keq këshilluar kundër Pekinit. Është e qartë se kostoja e ulët e çmimit të çelikut është një nga faktorët që i ka mundësuar Kinës që të vazhdojë me ndërtimin e këtyre anijeve luftarake me një ritëm të shpejtë. Ndoshta kjo shpjegon arsyen se tarifat që filluan të zbatoheshin për herë të parë në bazë të nenit 232 të Aktit të Zgjerimit të Tregtisë të vitit 1962 kishin si arsyetim “sigurinë kombëtare”.

Harrojeni Iranin. Do të jetë një katastrofë e madhe “kombëtare për sigurinë” e SHBA-së, kur një ushtri e madhe kineze se bashku me një marinë të fuqishme e pajisur edhe me raketa hipersonike, të vendosë në kontroll të plotë këtë vend gjeostrategjik. Triliona dollarë të tregtisë kalojnë nëpër këtë rajon çdo vit, që përfaqëson rreth një të tretën e anijeve të botës. Sipas Këshillit për Marrëdhënieve me Jashtë, Deti Jugor i Kinës ka rreth 11 miliard fuçi naftë të pashfrytëzuar dhe 190 trilionë kub gaz natyror.

Mendoni një Irak të vogël apo Iran të varrosur nën det, të cilin SHBA nuk do që Kina ta pretendojë për veten e vet.

Pikërisht për këtë, Filipinet e çuan Kinën në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit në Hagë në vitin 2016, si shkak i depozitave madhështore të gazit dhe peshkimit fitimprurës në këtë territor të kontestuar. Për të njëjtën arsye, vetëm muajin e kaluar, Duterte kërcënoi se do të vendoste ushtarët pasi anijet kineze lundruan afër një ishulli të pretenduar në rajon nga Filipinet.

Kur shikoni burimet natyrore, veçanërisht naftën dhe gazin natyror të cilat janë përpara syve, konteksti për këtë konflikt fillon të ketë kuptim më të qartë.

Ju nuk e keni detyrë që të më besoni mua. Unë nuk jam gjë tjetër vetëm se një analist i vogël që ndodhem i pozicionuar në rajonin e Paqësorit. Megjithatë, Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë e përcaktoi përsëri konfliktin në vijim në Detin Jugor të Kinës si një nga konfliktet më të mëdha për të cilin këtë vit duhet pasur kujdes, duke deklaruar se u vlerësua edhe si prioritet i lartë i Shteteve të Bashkuara për vitin 2019.

Ju gjithashtu duhet të mbani mend se pothuajse çdo raportim i ushtrisë amerikane që është bërë i njohur për publikun ka qenë i fiksuar me Rusinë dhe Kinën, përkundër raportimeve të mëparshme kërcënuese të Al-Kaidas apo Shtetit Islamik. Kërcënimet e rënda të mëhershme që vinin nga Koreja e Veriut dhe Irani në thelb përbënin një status rreziku shumë më të vogël.

Sistemi ndërkombëtar i bazuar në rregulla

Ndërsa i ashtuquajturi skandali Russiagate dhe skandalet e tjera të parëndësishme vazhdojnë të mbizotërojnë në valët e rrjeteve perëndimore, pak vëmendje u jepet ligjeve që aktualisht miratohen nga administrata Trump, të cilat na ofrojnë një paraqitje të shkurtër për atë se çfarë është në realitet administrata. Për shembull, Akti i Iniciativës për Rivitalizim të Azisë (ARIA), i miratuar në ditën e fundit të vitit 2018, detyron SHBA-në të “zhvillojë një strategji diplomatike që përfshin punën me aleatët dhe partnerët e Shteteve të Bashkuara për kryerjen e trajnimeve të përbashkëta në det si dhe liri lundrimi në rajonin e Indo-Paqësorit, duke përfshirë Detin Lindor të Kinës dhe Detin Jugor të Kinës, në mbështetje të një sistemi ndërkombëtar të bazuar në rregulla ku përfitojnë të gjitha vendet”.

Kjo është e qartë, sepse kur mendoj për pushtimin e Irakut, Libisë, Vietnamit, Koresë dhe Afganistanit, shkatërrimin e Jemenit, kërcënimet me luftë kundër Iranit, Venezuelës dhe Koresë së Veriut, me siguri që në mendje më vjen imazhi i një sistemi ndërkombëtar i bazuar në rregulla nga ku përfitojnë të gjitha vendet.

Megjithatë, akti fokusohet gjithashtu fort në marrëdhëniet e Uashingtonit me Tajvanin dhe mbështet transferimin e “mjeteve të mbrojtjes” në ishullin e vetëqeverisur. Po bëhet mëse e qartë se SHBA do ti vijë në ndihmë Taipeit, nëse lufta do të shpërthente midis Kinës dhe Tajvanit, dhe kjo ka më shumë gjasa të ndodhë përkundër asaj që thonë mediat ndërkombëtare.

Rrallë herë ajo merr titullin që meriton, megjithëse SHBA ka kohë që po përgatitet për luftë në këtë pjesë të botës. Jo vetëm kaq, por administrata Trump duket se po heq dorë nga çdo përgjegjësi vetëm e vetëm që kjo shfaqje të ndizet në diçka më konkrete duke i dhënë autoritet vendimmarrës ushtrisë amerikane, përfshirë Komandës së Indo-Paqësorit.

Herën tjetër kemi një debat presidencial amerikan midis kandidatëve të ardhshëm. Shih se sa herë njëri prej tyre është pyetur: “A do t’i jepnit autoritet ushtrisë amerikane në Detin Jugor të Kinës për të shkuar në luftë me Kinën pa një mbikëqyrjeje demokratike? ”

Ose thjesht numëroni sa herë flitet për Detin Jugor të Kinës, apo Komandën e Indo-Paqësorit, ose ndonjë nga frazat e lartpërmendura.

Si gjithmonë, ajo që është një çështje me potencial shkatërrues do të injorohet në masë të madhe derisa të arrihet një pikë pa kthim. Mos ma merrni për keq, një luftë me Iranin është ëndrra e fundit për neokonët e administratës Trump si John Bolton, por prirja e Boltonit për të na mashtruar duhet të jetë një arsye më shumë për t’i kushtuar vëmendje një konflikti edhe më të madh që vazhdon të përparojë nën hundët tona./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne