SHBA po zbaton politika fashiste kundër popullit palestinez

Parlamenti palestinez kritikoi projekt rezulutën e SHBA-së që dënon Lëvizjen e Rezistencës Islamike (Hamas), Xhihadin Islam dhe rezistencën palestineze.

Parlamenti palestinez tha se populli palestinez ka hedhur poshtë këtë projekt rezulutë dhe se është i lidhur ndaj rezistencës së garantuar nga e drejta ndërkombëtare.

Duke folur në një seancë të zhvilluar dje në qytetin e Gazës, nënkryetari i parlamentit palestinez Ahmed Bahr hodhi poshtë projekt rezulutën e Amerikës, duke u shprehur se: “Administrata amerikane ka shkuar shumë larg në armiqësi ndaj popullit palestinez.”

Bahr, i cili tha se projekt rezoluta do të ket reflektime të rrezikshme për popullin palestinez, u shpreh se përpjekjet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për të dënuar rezistencën palestineze, pasqyrojnë politikat fashiste të Amerikës kundër popullit palestinez.

Bahr u shpreh se kjo projekt rezulutë ka për qëllim të justifikoj vrasjet e mëdha të regjimit pushtues dhe se ka sjellur legjitimitet politik dhe ligjor për vrasjet e pushtuesve.

Zëvendës kryetari i parlamentit palestinez paralajmëroi vendet e botës, duke u thënë se miratimi i projekt rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, do të kërcënoj paqen dhe sigurinë në botë.

Bahr u shpreh se Kombet e Bashkuara, qeveria amerikane, Bashkimi Evropian dhe çdo vend tjetër i cili do ta mbështesë projektin rezulutën, do të jenë përgjegjës për pasojat politike, ligjore, morale dhe humanitare të projekt rezolutës.

Burimi : The Palestinian Information Center/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne