SHBA, qytetarët nderuan muslimanen e vrarë brutalisht

Në disa qytete të ndryshme amerikane u organizuan tubime në nderim të Nabra Hassan e cila u sulmua brutalisht me një shkop bejsbolli të dielën, ku më pas vdiq, raporton Anadolu Agency (AA).

Kjo 17-vjeçare u sulmua pasi ajo po shkonte në xhami pas syfyrit me miqtë. Trupi i muslimanes u gjet të dielën në një liqen.

Një numër i madh i qytetarëve të besimeve të ndryshme kanë marrë pjesë në tubimet, të cilat nën moton “Drejtësi për Nabran” u organizuan në më shumë se dhjetë qytete amerikane, duke përfshirë New York, Washington DC, Philadelphia, San Francisco, Los Angelos, Boston dhe Detroit.

Amerikanët në New York u mblodhën në Sheshin Union dhe me lule në duar nderuan vajzën e vrarë brutalisht duke dërguar mesazh se ata janë kundër dhunës dhe urrejtjes.

Në tubim morën pjesë qytetarë të besimeve të ndryshime, ndërsa mbanin dhe pankarta ku shkruhej “Nuk do të harrojmë Nabran” dhe “Drejtësi për Nabran”, si dhe u lutën për të dhe vendosën lule në skaj të rrugës.

Familja e Nabras dhe përfaqësuesit e komunitetit musliman besojmë se ky rast është krim i urrejtjes. Deklaratat e policisë janë të ndryshme. Fillimisht deklaruan se nuk ka provë se bëhet fjalë për “krim të urrejtjes” dhe se është e mundur që të ketë qenë një debat trafiku, ndërsa më vonë deklaruan se ishte e mundur që të ketë qenë “ngacmim seksual”.

Përmes internetit është nisur një fushatë humanitare për të ndihmuar familjen e Nabras të cilës që nga dita e martë i janë bashkangjitur 11 mijë persona dhe janë grumbulluar më shumë se 290 mijë dollarë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne