SHBA, rabini akuzon kongresisten Omar për “antisemitizëm”

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), një rabin dha një njoftim në gazetën “Washington Post” në të cilin akuzon për “antisemitizëm” anëtaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve Ilhan Omar për kritikat e saj ndaj politikave okupuese të Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rabini Shmuley Boteach, themelues i organizatës hebreje “Rrjeti i Vlerave Botërore” e cila njihet me afërsinë që ka me politikat e Izraelit, në njoftimin e dhënë në gazetë ka kritikuar kongresisten dhe e ka akuzuar atë me “përsëritje të tezave historike që i përkasin antisemitizmit”.

Në njoftimin e publikuar të dielën në “Washington Post”, u paraqitën me imazhe anti-semitike krahas fotografisë së kongresistes amerikane me origjinë somaleze Ilhan Omar shprehjet me gërma të mëdha “Bla, bla, bla… Hebrenjtë kontrollojnë botën me para… Bla, bla, bla…”.

Ndërsa në pjesën poshtë fotografisë së Omar dhe imazheve antisemitike, duke iu referuar kongresistes Omar u vendosën shkrime dhe deklarata krahasuese mes tezave historike të antisemitizmit.

Këto akuza që Boteach ka bërë nëpërmjet njoftimit në gazetë kanë shkaktuar reagime në median sociale. Gazetari amerikan hebre Dan Cohen në një postim në Twitter ka tërhequr vëmendjen se Boteach kur kritikon Omar ka barazuar Izraelin me judaizmin.

“I krisuri islamofobiku rabini Shmuley ka dhënë këtë njoftim me para në ‘Washington Post’ për të njollosur Ilhan Omar si armike të judaizmit (antisemite). Në fakt, jo Omar, por ky njoftim e ngatërron Izraelin me judaizmin, një ndryshim vendesh që antisemitizmi shpesh i referohet. I prapambeturi këtu është Shmuley e jo Omar”, ka shkruar Cohen.

Omar me deklaratat e saj që kritikon politikat e Izraelit, kohët e fundit ka qenë objektiv i reagimeve të ashpra në Dhomën e Përfaqësuesve si nga demokratët ashtu edhe nga republikanët./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne