Të paktën tre persona e kanë humbur jetën dhe katër të tjerë u plagosën nga rrëzimi i një helikopteri turistik në Kanionin e Madh të Kolorados në shtetin amerikan të Arizonës.

Zëdhënësi i Administratës Federale të Aviacionit deklaroi se helikopteri kishte pësuar dëmtime të mëdha si pasojë e aksidentit.

Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi aksidentin, as pronari i helikopterit që u rrëzua në pjesën perëndimore të kanionit të shtunën në orën 17:20 sipas kohës lokale.

Kanioni i Madh i Kolorados është Parku Kombëtar i SHBA-së dhe një nga atraksionet turistike më të vizituara në vend.

12