SHBA shfrytëzon Rusinë si pretekst për modernizimin e armëve bërthamore

Ambasadori i Rusisë në Uashington deklaroi se SHBA ka nisur një fushatë të ashpër kundër Rusisë për të gjetur një pretekst për pompimin e më shumë dollarëve në industrinë e saj ushtarake dhe për modernizimin e armëve bërthamore.

Rrjeti informativ rus RT, raportoi se Anatoli Antonov reagoi ndaj një politikës së re të armëve bërthamore që synon të përmirësojë arsenalin bërthamor të SHBA-së dhe të zhvillojë armë atomike me intensitet të ulët, duke thënë: “”Problemi është se amerikanët po e përdorin përsëri frikën e Rusisë për të justifikuar rritjen e shpenzimeve ushtarake dhe modernizimin e arsenalit bërthamor amerikan”. ”Ne e kuptojmë se kjo vjen nga dëshira e tyre për të injektuar më shumë para në sektorin e industrisë ushtarake, ne e dimë se çmimi është i madh mbi një trilion dollarë”, shtoi ambasadori rus në Uashington.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne