SHBA: Shumë shpejt mund të përcaktojmë ku do të godasë një raketë koreanoveriore

Ministri amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis njoftoi sot se Pentagoni shumë shpejt mund të përcaktojë shënjestrën e raketave koreanoveriore nëse Pheniani vendos të lëshojë raketat e tij drejt SHBA-së.

“Nëse ata godasin SHBA-në, ne mundet shumë shpejt të kemi një luftë”, deklaroi ai gjithashtu për median duke shtuar se SHBA-ja do të përpiqet të shkatërrojë çdo objekt kërcënues që i afrohet ishullit të Guam. Megjithatë ai refuzoi të saktësojë nëse Uashingtoni do të shkatërrojë një raketë që kalon thjesht pranë Guam, pa kërcënuar drejtpërdrejtë ishullin amerikan që ndodhet në Paqësor. Koreja e Veriut kërcënoi javën e kaluar se do të lëshojë katër raketa në drejtim të Guam pas një rritje të tensioneve verbale mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit koreanoverior, Kim Jong Un./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne