Zbulohet plani i ri neonazistë kundër myslimanëve në Angli

Autoritet angleze kanë arrestuar dhe hetuar më shumë se 40 pjesëtarë të rrymave neonaziste të cilët akuzohen për sulme terroriste kundër myslimanëve në rajone të ndryshme të vendit.

Sipas një njoftimi të Sunday Time, policia angleze njoftoi se personat e arrestuar janë pjestarë të ekstremit të djathtë që jetojnë kryesisht në zonën Yorkshire. Burime të kësaj policie gjithashtu thanë se zbulimi i neonazistëve është më i vështirë sesa zbulimi i elementëve terroristë. Kohët e fundit Britania është përballur me disa sulme terroriste. Në sulmin e 22 majit në Mancester Arena, sulm që u krye nga ISIS< 22 persona humbën jetën dhe 59 të tjerë u plagosën. Ndërsa në një sulm tjetër ku një person ka shtypur me makinë disa myslimanë në një xhami në veri të Londrës, 1 person humbi jetën dhe disa të tjerë u plagosën. Vendet perëndimore mes tyre Anglia të cilët janë mbështetës të grupeve terroriste, tani me kthimin e elementëve terroristë në vendin e tyre, të cilat kanë luftuar në Siri, po përballen me probleme serioze të sigurisë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne