SHBA do ta humbë luftën me Rusinë dhe Kinën

Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të humbasin një konfrontim ushtarak me Rusinë dhe Kinën, thotë instituti studimor i SHBA, RAND Corporation, duke paralajmëruar për trajnimin dhe gatishmërinë e pamjaftueshme të ushtrisë amerikane.

Në raportin e saj të fundit, të titulluar “Aftësitë dhe forcat ushtarake amerikane në një botë të rrezikshme”, ky institut me bazë në Kaliforni paralajmëroi se ushtria amerikane kishte pak mundësi për të fituar një konflikt të mundshëm me Rusinë në Evropë ose me Kinën mbi Tajvanin. Falë avancimeve të mëdha të teknologjisë së tyre gjatë viteve të fundit, Rusia dhe Kina tani kanë arritur një nivel që mund të tejkalojnë SHBA-të në fusha të caktuara të fuqisë ushtarake, thanë autorët e raportit prej 190 faqe duke paralajmëruar se buxheti i kufizuar dhe mungesa e forcave të mjaftueshme për të mbështetur planin “ambicioz” ushtarak amerikan po pengonin forcat amerikane. “Vini re, sipas supozimeve të besueshme, vlerësimet në këtë raport tregojnë se forcat amerikane mund të humbasin luftën e ardhshme, pavarësisht se Shtetet e Bashkuara i tejkalojnë forcat ushtarake të Kinës përsa i përket shpenzimeve me një raport prej 2.7: 1 dhe forcat e Rusisë me raportin 6 : 1, ” theksohet në raport. “Megjithë shpenzimet e miliarda dollarëve për dërgimin e trupave dhe pajisjeve në kufijtë e Rusisë në rajonin e Baltikut, aleanca ushtarake e NATO-s nuk mund të përballojë një “sulm të vendosur, të befasishëm rus”, thekson instituti RAND duke shtuar: “Shkurtimisht, ne arritëm në përfundimin se, siç është aktualisht e vendosur, NATO nuk mund t’i mbrojë shtetet baltike kundër një sulmi rus “./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne