SHBA-të kanë hedhur rreth 6000 bomba në Afganistan në vitin 2018

Në atë që duket të jetë një provë statistikore për rritjen e luftës në Afganistan, SHBA-të njoftuan se kanë hedhur rreth afër 6000 bomba në Afganistan gjatë këtij viti.

Në bazë të shifrave të cilat i ka publikuar Komanda Qendrore e Forcave Ajrore Amerikane (AFCENT), forcat e saj kanë hedhur 5.982 bomba në Afganistan, ndërkohë që avionët e koalicionit kanë realizuar rreth 6.600 fluturime në periudhën mes janarit dhe fundit të tetorit të këtij viti, nga të cilët rreth 12 për qind kryen sulme.

“Shifrat e fundit janë përtej rekordit të mëparshëm prej rreth 5.400 bomba të hedhura, që ishte bërë në vitin 2011, në kulmin e pranisë së ushtarëve amerikanë atje. Shifrat e AFCENT përfshijnë bomba nga sulmet me raketa, predha 105mm të gjuajtura nga armët e zjarrit AC-130 dhe topat 20mm dhe lart”, thuhet në raportin e publikuar nga televizioni lokal Tolo News.

Thuhet se këto sulme në rritje, janë pjesë e strategjisë së administratës amerikane për të detyruar rebelët të ulen në tryezën e negociatave.

Ndërkohë, pala më e dëmtuar duket të jenë civilët, pasi misioni i Kombeve të Bashkuara për Asistencë në Afganistan (UNAMA), këtë vit ka shënuar rritje të numrit të viktimave civile nga sulmet ajrore, krahasuar me vitin e kaluar.

Mes janarit dhe shtatorit 2018 janë regjistruar 649 viktima civile nga sulmet ajrore, që është numri më i madh prej kur UNAMA filloi dokumentacionin sistematik të viktimave civile në vitin 2009./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne