SHBA-të mbesin në Lindjen e Afërt për shkak të Izraelit

Presidenti amerikan Donald Trump ka theksuar se trupat amerikane do të mbesin në Lindjen e Afërt për të ndihmuar regjimin e Tel Avivit. ” A do të mbesim në këtë pjesë të botës? Po, një nga arsyet është Izraeli”, ka thënë Trumpi në intervistën dhënë Washington Postit, duke iu përgjigjur në pyetjen për tërheqjen e trupave amerikan nga Lindja e Afërt.

Nuk është hera e parë që Trumpi shfrytëzon Izraelin si justifikim për aktivitetet në Lindjen e Afërt. Në takimin në korrik në Helsinki me presidentin rus Putinin ka thënë: se Washingtoni kurrë nuk ishte më afër Izraelit se që është sot”. Trumpi ka thënë se nafta sot është më pak e rëndësishme se në të kaluarën për prezencën e përhershme ushtarake në atë pjesë të botës.”Prodhojmë më shumë naftë se kurrë më parë, prandaj kjo nuk është arsye pse do të duhej mbetur atje”.

Javën e kaluar Trumpi ka lavdëruar Arabinë Saudite që ka rrëzuar çmimet e naftës, pasi që është kritikuar për mbështetjen e dhënë princit Muhamed bin Selmanit, edhe pse sipas CIA-së pikërisht princi saudit qëndron pas likuidimit të Xhemal Kashogit , gazetarit dhe disidentit saudit me vendqëndrim në SHBA.

Presidenti amerikan poashtu ka theksuar se”Në rast se Washingtoni ndërmerr masa kundër Arabisë Saudite, Izraeli do të mbetej vet në ambient jo të sigurtë”.”Izraeli do të ketë problem pa Arabinë Saudite”, ka thënë Trumpi.

Izraeli nuk është prononcuar për likuidimin e Kashogit në konsullatën saudite në Stamboll dhe po pret të kalojë kohë që të qetësohen sulmet kundër princit trashëgimtar dhe aleatit të regjimit izraelit, Muhamed bin Selmanit. Në përmendjen e parë të këtij krimi të kryer makabër në fillim të nëntorit në Stamboll, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka bërë thirrje në ruajtjen e “stabiliteti” në Arabinë Saudite.

Nga koha kur u bë trashëgimtar i fronit i mbretërisë saudite në vitin 2015, Muhamed bin Selmani ka punuar në afërsinë e Arabisë Saudite dhe Izraelit, edhe pse këto dy shtete janë armiq teknik dhe nuk kanë marrëdhënie bilaterale. Disa herë janë zbuluar edhe takimet sekrete të princit Muhamed me krerët izraelit në Tel Aviv, edhe lidhjet e Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahrejnit me regjimin izraelit më askënd nuk e befason.

Burimi : LOGIČNO/ ml

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne