Nënadmirali Kevin Sweeney e justifikoi dorëheqjen e tij duke thënë se “është koha e duhur për t’u rikthyer në sektorin privat”.

Sweeney është zyrtari i tretë i lartë i Pentagonit që njofton dorëheqjen pasi Presidenti Donald Trump vendosi për të tërhequr trupat amerikane nga Siria.

Ai ka qenë në postin e shefit të stafit të Pentagonit që nga janari i vitit 2017.

Njoftimi i nënadmiralit Sweeney vjen vetëm pak ditë pasi Mattis u largua nga posti sekretarit të Mbrojtjes më herët sesa ishte parashikuar, pasi fillimisht mendohej se ai do të qëndronte deri në shkurt.

Dorëheqjen e ish-sekretarit Mattis e pasoi më parë edhe ajo e zëdhënëses së Pentagonit, Dana White./ trt

18