ShBA – Trump anulon “lejen e sigurisë” ish-Drejtorit të CIA-s, John Brennan

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump anuloi lejen e sigurisë për ish-Drejtorin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), John Brennan, i cili e cilësoi takimin e Trump-it me Putin-in në Helsinki si “tradhti”.

Në një komunikatë me shkrim të lëshuar nga Presidenti Trump në lidhje me anulimin e lejes së Brennan-it thuhet se “Kam një përgjegjësi të jashtëzakonshme kushtetuese për të mbrojtur informatat e caktuara të vendit tim. Për të përmbushur këtë përgjegjësi sot vendosa ta anuloj lejen e sigurisë për ish-Drejtorin e CIA-s”.

Trump gjithashtu bëri të ditur se është duke e shqyrtuar mundësinë e anulimit të këtyre lejeve edhe për ish-Drejtorin e Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), James Comey dhe disa ish-punonjës.

Ndërkaq ish-Drejtori i CIA-s, John Brennan në lidhje me këtë vendim tha se “Vendimi i Trumpit është pjesë e përpjekjeve për të shtypur lirinë e shprehjes”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne