SHBA – Trump: Ne duam t’i mbrojmë partnerët tanë në Siri, por ata i shesin naftë Iranit

Kreu i Shtëpisë së Bardhë vlerësoi vendimin për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria gjatë mbledhjes së kabinetit.

“Nuk kam thënë nëse do të ketë një tërheqje të shpejtë apo të ngadaltë. Disa pretendojnë të kem thënë 4 muaj, por as këtë nuk e kam thënë. Ne do të tërhiqemi nga Siria brenda një kohe të caktuar”, deklaroi ai në përgjigje të një pretendimi të gazetës amerikane “The New York Times”, sipas të cilës Trumpi do të urdhërojë Departamentin e Mbrojtjes (Pentagon) që tërheqja nga Siria të realizohet brenda 4 muajve.

Donald Trumpi foli më tej për mbështetjen e SHBA-së për organizatën terroriste YPG/PKK.

“Turqia nuk i do ata, por të tjerë i duan. Mua nuk më pëlqeu që ata i shesin Iranin edhe atë pak naftë që kanë në duar. Ne u kërkuam atyre që të mos ia shesin Iranit. Partnerët tanë, kurdët, po i shesin naftë Iranit. S’na vjen mirë për këtë. Mua nuk më vjen aspak mirë. Njëkohësisht, ata luftojnë shumë mirë kur ne jemi pranë tyre. Siç e dini, ata luftuan shumë më mirë kur u dërguam 30 copë F-18 sesa përpara se t’ua dërgonim dhe e pamë se çfarë ndodhi. Megjithatë ne duam t’i mbrojmë kurdët, por unë nuk dua të qëndroj në Siri përgjithmonë, atje ka rërë dhe vdekje”, theksoi presidenti amerikan./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne