ShBA vazhdon të armatosë rëndë PKK-në

Autoblindat në fjalë në Siri kishin hyrë përmes pikës kufitare Simelka (Irak-Siri).

Mësohet se organizata terroriste ka në plan dhe po bën përgatitjet për të transferuar autoblindat dhe me qindra terroristë në provincën Afrin të Sirisë, që në kufirin e Turqisë korrespondon me provincën e Hatayit.

Por për ta kryer këtë transport PKK/PYD-së i duhet të përdorë korridorin e Halepit, i cili kontrollohet nga forca besnike të regjimit të Beshar Esadit dhe grupe të mbështetura nga Irani.

Edhe më herët Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) i kishin dorëzuar PKK/PYD-së armatime, automjete dhe municione luftarake që i kishin sjellë me mijëra mauna dhe kamionë nga Iraku.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne