Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke në Serbi për Konferencën e Shefave të Shtatmadhorisë

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, Gjenralarmate Hulusi Akar mori pjesë në Mbledhjen e 12-të të Shefave të Shtatmadhorisë së Ballkanit, që zhvillohet në Kryeqytetin Beograd të Serbisë.

Krahas Gjeneralarmate Akar në konferencë morën pjesë edhe Shefi i Shtatmadhorisë së Serbisë, Ljubisa Dikovic, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Bosnjë-Hercegovinës, Senad Masovic, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Bullgarisë, Andrej Bocev, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Greqisë, Evangelos Apostolakis, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë, Metodija Velickovski, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Malit të Zi dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Rumanisë, Adrijan Tonja.

Në fjalimin e hapjes së Konferencë, Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin tha se Serbia nga aspekti ushtarak mban një qëndrim asnjanës.

Ai theksoi se Serbia është e gatshme për bashkëpunim si me Lindjen ashtu edhe me Perëndimin.

“Nuk ka asnjë dobi më të madhe se sa sigurimi i paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon. Në këtë aspekt, detyra më e madhe e ushtrisë së Serbisë është mbrojtja e paqes dhe stabilitetit në Ballkan” u shpreh Ministri i Mbrojtjes së vendit mirëpritës së Konferencës.

Vulin nënvizoi gjithashtu se Serbia është e gatshme të sigurojë gjithmonë përfshirje në luftën kundër terrorit, lëndëve narkotike dhe krimit dhe falënderoi shefat e shtatmadhorisë dhe përfaqësuesit ushtarakë për pjesëmarrjen në konferencë.

Në konferencën, që pas fjalimit të hapjes, u zhvillua me dyer të mbyllura për median, gjithashtu morën pjesë edhe autoritetet e komitetit ushtarak të NATO-s dhe Bashkimit Evropian./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne