Shefi i NATO-s paralajmëron për një luftë shkatërrimtare në Gadishullin Korean

Pas kërcënimeve të luftës të Presidentit amerikan, Donald Trump, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka paralajmëruar se veprimi ushtarak kundër Koresë së Veriut mund të shkaktojë “pasoja shkatërruese”.

“Përdorimi i forcës ushtarake do të ketë pasoja shkatërruese dhe mendoj se askush nuk dëshiron me të vërtetë, prandaj ne duhet të vazhdojmë të përpiqemi për një zgjidhje të negociuar”, tha të premten Stoltenberg në Bruksel. “SHBA ka të drejtën të mbrojë veten, për të mbrojtur aleatët e saj, por në të njëjtën kohë, unë jam absolutisht i sigurt se askush nuk dëshiron një zgjidhje ushtarake, kështu që ne ende shohim një përpjekje të përbashkët për të rritur presionin ndaj Koresë Veriore “, shtoi ai. Deklaratat e Stoltenberg erdhën para vizitës së tij në Korenë e Jugut dhe Japoni, të cilën ai do ta zhvillojë në javët e ardhshme si shfaqje të mbështetjes së NATO-s për këto dy vende. SHBA dhe Koreja e Jugut do të mbajnë stërvitje ushtarake detare në 16-26 tetor në Detin e Japonisë dhe në Detin e Verdhë, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për uljen e tensioneve me Korenë e Veriut. Peniani thotë se nuk do të heqë dorë nga programet e tij bërthamore nëse Uashingtoni nuk përfundon politikën armiqësore ndaj vendit dhe nuk shpërndan komandën e OKB-së të drejtuar nga SHBA në Korenë e Jugut. Mijëra ushtarë amerikanë janë dislokuar në Korenë e Jugut dhe Japoni./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne