Shefi i OKB-së bën thirrje për dhënien fund të sulmeve ajrore dhe tokësore në Jemen

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara António Guterres përmes një deklarate kërkoi që të ndalen sulmet ajrore dhe tokësore kundër popullit jemenas.

“Sekretari i Përgjithshëm është i shqetësuar për përshkallëzimin e përplasjeve të armatosura dhe sulmeve ajrore në Sana dhe në pjesë të tjera të Jemenit gjatë ditëve të fundit. Luftimet tashmë kanë rezultuar me dhjetëra të vdekur dhe me qindra të plagosur, duke përfshirë civilët”, citohet të ketë thënë Guterres të dielën njofton zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm Stephane Dujaric. “Luftimi po kufizon lëvizjen e njerëzve dhe shërbimet e shpëtimit të jetës brenda qytetit Sana. Ambulanca dhe ekipet mjekësore nuk mund të hyjnë për të ndihmuar të lënduarit dhe njerëzit nuk mund të dalin jashtë për të blerë ushqime dhe nevoja të tjera. Punonjësit e ndihmave nuk janë në gjendje të udhëtojnë dhe të zbatojnë programe për shpëtimin e jetës në një kohë kur miliona jemenas mbështeten në ndihma për të mbijetuar”. “Sekretari i Përgjithshëm u bën thirrje të gjitha palëve në konflikt që të pushojnë të gjitha sulmet ajrore dhe tokësore”, thuhet në deklaratë. “Konflikti dhe bllokada që u krijua më 6 nëntor – dhe ende nuk është tërhequr plotësisht – kanë shkaktuar mungesa të konsiderueshme të furnizimeve, veçanërisht të ushqimit dhe karburantit dhe ka rezultuar në rritje të çmimeve, duke kufizuar qasjen në ushqim, ujë të sigurt dhe kujdes shëndetësor”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne