Shekulli i Kokëdhimës: Rama po ua bën socialistëve me keq se Berisha

Sadrit Danaj, një njeri i besuar i Koço Kokëdhimës u largua me mocion mosbesimi pa ndonjë shkak. Në situatën e tensionuar që u krijua gjatë votimit, ndërhynë edhe badigardë të njerëzve me pushtet. Gazeta Shekulli e Kokëdhimës shkruan se badigardi ishte ai që ruan ministrin Damian Gjiknuri (shih më poshtë videon e lapsi.al).

E përditshmja ka sot një reagim të ashpër ndaj vendimit dhe sjelljes ndaj Danajt, duke e drejtuar gishtin tek një njeri i vetëm, Edi Rama.

Sipas saj, Rama po ua bën socialistëe me keq se Berisha. “E priste hakmarrjen të paktën prej nëntorit 2016 kur doli në krah të ish –deputetit Koço Kokëdhima, në takimin e Sarandës më 19 nëntor, nga ku do të merrnin udhë dhjetëra takime të lëvizjes Zgjidhja, ku tashmë Sadriti është drejtues për Jugun. E vetmja gjë që e vret Sadritin është mënyra se si po e trajton PS –ja medimin ndryshe në parti, duke përdorur metoda që as Berisha në kohën e tij nuk bëri ndaj zyrtarëve vendorë të PS-së apo të p unësuarve në administratën shtetërore”, shkruan Shekulli.

Koço Kokëdhima e ka anatemuar Ramën si njeriun që ka vrarë demokracinë në PS, një autokrat që ka deligjitimuar forumet dhe zërin e bazës.

Lëvizja që ai ka nisur në PS, e pagëzuar me emrin “Zgjidhja” ka qëndruar për një kohë të gjatë brenda kornizës së partisë. Por dy ditë më parë Kokëdhima e kapërceu pragun e partisë me takimin me kreun e opozitës, Lulzim Basha. Takim që pasoi të nesërmen kërkesën e kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli, për të futur në redin e ditës së Këshillit të Qarkut të Vlorës mocionin për njeriun e Kokëdhimës.

Përplasja në PS ka nisur dhe Kokëdhima ka  paralajmëruar se kjo do të çojë në përçarje.

“Presionet, shantazhet, qasjet donkishoteske për të luftuar platformën dhe idetë e “Zgjidhjes” në fakt kanë çuar në përçarje Partinë Socialiste në Vlorë. Dhe të gjitha përgjegjësitë i ka lidershipi. Dhe këto përçarje e kanë dëmtuar thelbësisht Partinë Soialiste”, deklaronte pak ditë më parë Kokëdhima, duke i dhënë një mesazh Ramës, se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të ketë një kundërshtar më shumë, që ende përpiqet ta luftojë nga brenda. /Lapsi.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne