Shembja e banesave tek Bregu i Lumit/ Banorët përplasen me Policinë

Banorët në zonën e Bregut të Lumit në Tiranë, kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar shembjen e shtëpive.

Në kuadër të zgjerimit të Bulevardit të Ri, është parashikuar shembja e shtëpive, mirëpo banorët shprehen se nuk do ta lejojnë një gjë të tillë.

Ata sot janë konfliktuar me Policinë, dhe me gurë e shkopinj në duar, nuk kanë lejuar fadromat që të nisin punën.

Ata thonë se nuk e kanë marrë ende kompensimin që iu është premtuar dhe se nuk ishin  se nuk ishin njoftuar më herët se sot do të bëhej  prishja e banesave të tyre.

Në mbështetje të banorëve kanë qenë dhe ish deputetët demokratë, Jorida Tabaku e Klevis Balliu.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne