Shembja e urës në Itali, zari i Ramës, katoliku Artan Shkreli: Mund të prishet Kryeministria./ Skemë si me Teatrin për kullë?

Pasi është njohur me rrëzimin e urës në Xhenova, arkitekti i njohur dhe zv. ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Artan Shkreli nuk e ka fshehur frikën për atë që mund të ndodhë me godinat e ministrive, të universitetit dhe ç’është më e tmerrshmja, me kryeministrinë.

Sipas Shkrelit tragjedia në shtetin fqinj është një moment për reflektim dhe godinave ku punojnë Rama dhe ministrat e tij, duhet t’u bëhet kontroll. Madje zv.ministri Shkreli tregon se sa është ndjerë i frikësuar, kur ka parë rezultatet e provave mbi kampione të godinave nga pikëpamja e degradimit.

“Tashme dihet se betoni nuk eshte i perjetshem, dhe nese para 30 vjetesh mendohej se ai i ruante vetite e tij te pakten 100 vjet, per shume specialiste tashme kjo kohe jo vetem eshte vene ne dyshim, por po shkon drejt pergjysmimit.
Eksperienca ime personale me objekte te bera 80-90 vjet me pare e konfirmon kete (mjaftojne karrotazhet dhe provat mbi kampione qe kemi bere ne godinat e ministrive, kryeministrise apo universitetit dhe rezultatet jane frikesuese ne pikepamje te degradimit)” thotë Shkreli në reagimin e tij.

Zv.ministri nuk jep detaje se kur i bëri provat e kampioneve në kryeministri, por kjo ka gjasa të ketë ndodhur në 2013, kur godina u rikonstruktua pa tender, pa preventiv, pa asnjë dokument dhe pa u marrë vesh kurrë se kush i pagoi paratë.
Ndaj është e rëndësishme të kuptohet se në statusin e tij në Facebook, kur Shkreli flet për degradim, ai i referohet vetëm betonit të godinave dhe jo punës apo njerëzve që drejtojnë qeverinë.

Më poshtë statusi i plotë:
U R A . M O R A N D I
Renia e ures ne Genova eshte nje thirrje e paneglizhueshme per reflektim.
Tani qe ajo ka rene eshte kollaj te behet profeti e te nxirren konkluzione “a posteriori”, por fakti se bie nje kryeveper e inxhinjerise italiane, e cila kur u ndertua ishte e para ne Europe dhe e dyta ne bote tregon se asnje konstruksuon beton-arme nuk eshte i imunizuar nga te papritura fatale.
Tashme dihet se betoni nuk eshte i perjetshem, dhe nese para 30 vjetesh mendohej se ai i ruante vetite e tij te pakten 100 vjet, per shume specialiste tashme kjo kohe jo vetem eshte vene ne dyshim, por po shkon drejt pergjysmimit.
Eksperienca ime personale me objekte te bera 80-90 vjet me pare e konfirmon kete (mjaftojne karrotazhet dhe provat mbi kampione qe kemi bere ne godinat e ministrive, kryeministrise apo universitetit dhe rezultatet jane frikesuese ne pikepamke te degradimit).
Nje standard i ri kontrolli dhe verifikimi eshte i domosdoshem, sidomos per strukturat tashme te motnuara, dhe nje manual i ri nderhyrjeje radikale (jo pjesore si ajo qe u ne ne Genova) ne to duhet perpiluar.
Ndryshe endrrat shnderrohen ne makthe!/ RD

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne