Shenja të luftës Izrael-Liban

Pas një gjendje neutrale dhe të pazhurmshme që ka zgjatur për më shumë se 10 vite po ngrihet zërat e luftës në frontin verior të Palestinës që gjendet nën pushtim. Ndërkohë që ende nuk ka kaluar dhimbja e goditjeve shkatërruese të Hizbullahut, zërat e një lufte të mundshme kanë mundur çdo zë tjetër ndërkohë që fronti i brendshëm i Izraelit po shfaq frikën e një përgatitjeje për luftë.

Deklaratat e izraelitëve në lidhje me një luftë të mundshme kundër Libanit nuk thuhen më vetëm brenda zyrave të mbyllura. Media izraelite, me kërcënimet dhe paralajmërimet siç nuk janë parë ndonjëherë më përpara për luftën kundër Libanit, po publikon lajme të ndryshme që paralajmërojnë në lidhje me një luftë të mundur në frontin verior.

Pas një gjendje neutrale dhe të pazhurmshme që ka zgjatur për më shumë se 10 vite po ngrihet zërat e luftës në frontin verior të Palestinës që gjendet nën pushtim. Ndërkohë që ende nuk ka kaluar dhimbja e goditjeve shkatërruese të Hizbullahut, zërat e një lufte të mundshme kanë mundur çdo zë tjetër ndërkohë që fronti i brendshëm i Izraelit po shfaq frikën e një përgatitjeje për luftë.

Në një artikull që gazeta zioniste “Haaretz” ka publikuar gjatë ditës së mërkurë i ka kërkuar qeverisë izraelite se në qoftë se qeveria është duke planifikuar që të fillojë një luftë kundër Libanit atëherë ka detyrimin që të bëjë një deklaratë për popullin e saj. Po kështu, edhe në gazetën zioniste “Maariv” janë publikuar lajme që kërkojnë shpjegime në lidhje me nivelin e përgatitjes së fronteve të brendshme në lidhje me një luftë kundër Libanit që ndodhet gjithnjë e më afër.

Zyrtarët e isgurisë izraelite kanë bërë deklarata sipas të cilave është vlerëuar se përsa kohë nuk do të ketë zhvillime të paparashikuara, situata në frontin verior dhe në frontin jugor është nën kontroll. Ky rregull është akoma i palikueshëm, megjithatë duke marrë parasysh se kërcënimet e bërë nga zyrtarë të lartë ushtarakë, nga tre misistra të kabinetit të qeverisë dhe nga vetë kryeministriBenyamin Netanyahu janë të vërteta, duket se këto zhvillime të paparashikuara do të përjetohen shumë shpejt.

Të gjitha kërcënimet

Pavarësisht se vihet re qartë se gjatë këtyre 11 viteve ka pasur më shumë qetësi në frontin e Libanit sesa në vitet parardhëse, kërcënimet e vazhdeushme mes prezencës izraelite dhe Hizbullahut nuk janë ndërprerë asnjëherë. Megjithatë, aktualisht, sidomos me marrjen e mandatit të Trumpit si president të SHBA-së, kjo situatë shtë bërë gjithnjë e më e dukshme. Përmendja vetëm e kërcënimeve të shkëmbyera gjatë javës që lamë pas do të jenë të mjaftueshme për të hedhur dritë mbi këtë situatë.

Ministri i Luftës: Ministri izraelit i luftës,Avigdor Liebermanështë shprehur se: “Në luftën e ardhshme të mundshme, Izraeli nuk do të ngurrojë që të sulmojë të gjithë territorin e Libanit.” Ai ka vazhduar kërcënimin ndaj Libanit duke thënë se “Kjo goditje do të jetë shumë e fuqishme”. Ministri izraelit i luftës ka vazhduar duke thënë se: “nuk do të shohim më si në luftën e vitit 2006 të Libanit, që qytetarët e Bejrutit të shëtisin në bregdet, ndërkohë që qytetarët e Tel Avivit ishin futur nëpër bunkere izolimi. Në luftën e ardhshme edhe qytetarët e Tel Avivit edhe ata të Bejrutit do të fshihen nëpër vende izolimi.”

Ministri i Arsimit: Ministri Izraelit i Arsimit, Neftali Bennet gjatë një fjalimi që ka mbajtur gjatë një konference vjetrore të Insititutit të Kërkimit për Sigurinëështë shprehur fjalëpërfjalshëm që Izraeli – duhet ta godasë armikun nga koka – dhe nuk duhet të mjaftohet vetëm me sulmin kundër Hizbullahut. Antari i kabinetit qeveritar, Bennet ka bërë thirrje që në luftën e ardhshme në kufirin verior të mos sulmohet vetëm Hizbullahu por të sulmohet edhe Irani.

Ministri i Siugirsë së Brendshme: Ministri i Sigurisë Izraelite, Gilad Erdan e ka parë luftën nga një këndvështrim tjetër dhe ka përdorur këto fjali: “Ne aktualisht, me mandatin e Trumpit kemi në dorë të vendosim rregullat e lojës.”Të gjithë janë të vetëdijshëm se Izraeli ka nevojë për konfirmimin e Amerikës në mënyrë që të fillojë një luftë. Për këtë arsye, udhëheqja izraelite e sheh prezencën e Donald Trumpit si një ‘mundësi’ që duhet shfrytëzuar prej tyre për të marrë leje për të filluar një luftë dhe për t’i dhënë legjitimitet kësaj lufte. Në fund të fundit, një mundësi e këtillë ishte e pamundur gjatë mandateve të Obamës.

Ministri i Shtabit të Përgjithshëm: edhe Gjenerali Gadi Eizenkotështë bërë pjesë e grupit të zyrtarëve të lartë të Izraelit që ka kërcënuar Hizbullahun se do të filojë një luftë. Ministri i Shtabit të Përgjithshëm të Izraelit e ka paralajmëruar Hizbullahun duke i kujtuar se forcat e tij ushtarake zotërojnë raketa të prodhuara me përpikmëri dhe është shprehur se “Do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur kufirin verior të Izraelit për të sigurinë dhe sovranitetin e Izraelit.”

Zëdhënësi i Ushtrisë: Zëdhënës i Forcave dhe Ushtarake Mbrojtëse të Izraelit. GjeneraliRonen Manelis ka konfirmuar vitin e kaluar se ushtria izraelite ka intensifikuar përgatitjet për luftë në frontin verior. Manelis ka theksuar se vendimi për paqe apo për luftë është tërësisht në dorë të Izraelit.

Skenaret e parashikuara

Është mëse e qartë se udhëheqja izraelite dhe ushtria e saj është duke shfrytëzuar në maksimun ‘mundësinë nga Trumpi’ për të parashikuar skenare të ndryshme të cënimit të sigurisë dhe sovranitetit të vendit që do të justifikonin hyrjen në luftë. Përpjekja e dështuar në Saida për të vrarëMahmud Hamdan, një prej zyrtarëve të Hamasit, apo përpjekja për të cilën është akuzuar Izraeli për një kurth kundrejt Libanit Jugor si dhe përpjekjet e shumta për të vrarë udhëheqës të shumtë të Bejrutit ndër më të rëndësishmit Salih Arurin janë gjithësecila pjesë të ndryshme të një qëllimi të përbashkët për prishjen e stabilitetit. Po kështu, Izraeli ka nngritur pretendimet se Hamasi është duke përgatitur një ushtri në Stanboll. Ndërkohë, zyrtarët e Hamasit e kanë mohuar tërësisht një mundësi të këtillë.

Ndërkohë një skenar tjetër në lidhje me luftën mund të shihet në këndvështrimin e konfliktit ekzistencil në lidhje me naftën. Kundrejt kërcënimit izraelit për luftë kundrejt Libanit të deklaruar nga ministri izraelit i luftës,Lieberman edhe Hizbullahu e ka paralajmëruar Izraelin në lidhje me kërkimet që po bën për naftë dhe gaz në ujrat territoriale të Libanit.Lieberman ka bërë të qartë se konflikti në lidhje me kërkimin e gazit në ujrat territoriale të Libanit ka të bëjë me ‘ujrat për përdorim ekonomik të Izraelit’ dhe është cilësuar si një provokim i rëndësishëm të cilës ai vetë do t’i kundërpërgjigjet.

Ndëkohë, një skenar tjetër ka të bëjë me kalimin e vijës së kuqe dhe me pretekstin se është kërcënuar siguria kombëtare e Izraelit, i cili mund të përdoret me shumë mundësi si një pretekst që Izraeli të godasë pozicionet ku është loklizuar Hizbullahu. Përsa i përket kësaj situate, gjaë takimit të tij të fundit me presidentin Putin, kryeministri Benyamin Netanyahu i ka deklaruar se Izraeli nuk do të qëndrojë i heshtur kundrejt pranisë së raketave të ndjeshme të Libanit. Diplomati i njohur amerikan, Dennis Ross i cili ka shërbyer si këshilltar i SHBA-së për çështjet e Lindjes së Mesme është shprehur se “Izraeli ka hequr vijën e kuqe se nuk mund të lejojë që Hizbullahu të vazhdojë të prodhojë në Siri apo në Liban raketa me rreze të përpiktë.” Në vazhdim të deklaratës së tij, Ross i ështëpërgjigjur pyetjes se “Po nëseHizbullahu e lexon këtë në mënyrë të gabuar, po nëse vendos t’i prodhojë raketat me rreze të përpiktë vetëm në Liban dhe jo në Siri, çfarë do të ndodhë?” i është përgjigjur kështu “Izraeli nuk do ta pranojë një gjë të këtillë dhe do ta perceptojë atë si një rrezik dhe do t’i kundërpërgjigjet Hizbullahut për një veprim të këtillë.”

Mesa arrihet të kuptohet, pavarësisht se Izraeli duket se është duke planifikuar një luftë ku do të përballet ballë për ballë me Hizbullahun, po përgatit terrenin nëpër gjithë mediat që në syrin publik kjo të jetë një konflikt me Libanin. Po kështu, në të njëjtën kohë që kanë dalë në dritë shqetësimet e Izraelit për përligjjen e një sulm potencialisht të mundshëm në të ardhemn, ka filluar brenda vendit një parapërgatitje për pranimin e opinionit për hyrjen në luftë.

Udhëheqja izraelite është duke bërë shumë gabime në parallogaritjet që bën. Ndërkohë që e patën parë fundin e luftës së Sirisë si një mundësi për të asgjësuar Hizbullahun, në të vërtetë të gjithë balancat ndryshuan dhe ishte Izraeli pala që pësoi më shumë dëme nga të gjithë. Kërcënimet aktuale të Izraelit dhe deklaratat që janë bërë në lidhje me përgatitjet për një luftë të mundshme nën hiqen e tyre mbeten të njëjta. Dera është e hapur për të gjithë skenarët e mundhëm. Po a është e mundur që udhëheqësit izraelitë të kenë harruar balancat El-Xhelilit, Tel Avivit, Ammonias dhe Dimonat.

Burimi : İntizar / ml

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne