Shënohet 10-vjetori i themelimit të medresesë “Mehmet Fatih” në Tuz

Medreseja “Mehmet Fatih” në Tuz, me një ceremoni rasti shënoi dhjetëvjetorin e themelimit dhe përcjelljen e gjeneratës së shtatë të djemve dhe të tretë të vajzave maturantë të kësaj shkolle. Në solemnitet ishin të pranishëm zyrtarët më të lartë të Malit të Zi, Kryeministri Dushko Markoviq, ministrat e kabinetit qeveritar, Reisi i Bashkësisë islame të malit të Zi Rifat Fejziq, ambasadori i Turqisë në Mal të Zi, shkëlqesia e tij Serhat Galip etj. Në fjalën e rastit kryeministri i Malit të Zi Markoviq ka thënë se fillimi i punës së kësaj Medreseja në vitin 2008 flet qartë që islami si besim dhe myslimanët si bashkësi janë pranuar si pjesë e përgjithshme e pasurisë fetare dhe kulturore të Mali të Zi. “Arsimi kualitativ është një ndër faktorët më të rëndësishëm të përparimit të shoqërisë tonë në pikëpamjet ekonomike dhe demokratike. Qeveria vite me radhë i është përkushtuar sistemit arsimor, i cili secilit nxënës dhe studenti i mundëson arritjen e njohurive të nevojshme për sukses në punën profesionale”. Duke uruar 63 maturantët e Medresesë Mehmet Fatih Kryeministri Markoviq shtoi se puna e kësaj Medreseje dëshmon që Mali i Zi është shtet i demokracisë së ndërtuar dhe sistemit bashkëkohor të arsimit. Ndërkaq Reisi i Bashkësisë Islame të Malit të Zi Rifat Fejziq ka falënderuar Kryeministrin për prezencën e tij. “Kjo është fotografi që do ta dëshironin ta shihnin shtetet që thirren se janë djep i demokracisë, e demokracia sot është në Podgoricë, ku një kryeministër vjen në akademinë e medresesë, respektivisht në një shkollë fetare nga radhët e një populli pakicë. Për deri sa sot në rajon, në Mal të Zi dhe në Bashkimin Evropian, politikën e tyre e kurorëzojnë në ndasi dhe islamofobi ju keni dëshmuar që Mali i Zi është shtëpi e të gjithë qytetarëve të tij pa dallim feje dhe kombi”, ka veçuar Rifat Fejziq. Drejtori i Medresesë “Mehmet Fatih”, Fuad Çekiq tha se Medreseja promovon integrimin e fesë dhe shkencës, moralit dhe dijes në frymën e vlerave tradicionale të boshnjakëve , myslimanëve dhe shqiptarëve si popuj autokton në Mal të Zi./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne