Shënohet rritje e sulmeve raciste në Greqi

Në Greqi vitin e kaluar ka pasur një rritje të krimeve me përmbajtje raciste dhe urrejtjeje në krahasim me një vit më parë.

Sipas raportit të strukturës Rrjeti i Regjistrimit të Dhunës Raciste me qendër në Athinë (RVRN) në vitin 2017-të janë regjistruar gjithsej 102 sulme raciste.

Me këto sulme janë përballur 120 persona dhe prej tyre 36 persona kanë mbetur të plagosur.

Në 34 prej sulmeve janë marrë në objektivë drejtpërsëdrejti emigrantët dhe refugjatët.

Dy sulme janë kryer ndaj nënshtetasve grekë me besim tjetër.

Në raport bëhet e ditur se shumica e sulmeve të dhunshme janë kryer në Athinë dhe përreth saj.

Në raport bëhet e ditur gjithashtu se në ishujt grekë, ku bëjnë kalimin refugjatët, është vënë re një rritje e sulmeve kundër refugjatëve dhe theksohet se sulmet e tipit ‘godit dhe largohu’ janë në një nivel shqetësues.

Në raport tërheq vëmendjen edhe fakti se janë regjistruar sulme raciste të bëra nga ana e personelit shtetëror dhe forcat e sigurisë.

Javën e kaluar në Kryeqytetin Athinë të Greqisë, një grup racistësh, i vunë zjarrin Qendrës së Komunitetit Afgan dhe në zyrë pati dëme të rëndësishme materiale.

Ky sulm u sipërmor nga anëtarët e grupit të quajtur ‘Kripteia’, që cilët kanë ardhur në rend të ditës në vend veçanërisht me sulmet kundër pakicave myslimane dhe ky grup zë vend edhe në raportin në fjalë.

Sipas raportit të Rrjetit të Regjistrimit të Dhunës Raciste me qendër në Athinë (RVRN) për vitin 2016 në Greqi ishin regjistruar 95 sulme raciste kundër 130 personave./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne