Shënon rritje numri i investitorëve turq në Mal të Zi

Nënkryetari i dhomës ekonomike të Malit të Zi Ivan Saveliq me bashkëpunëtorë u takua me përfaqësuesin e Këshillit Administrativ Turk Naser Alimi dhe përfaqësuesit e ndërmarrjeve turke që veprojnë në Mal të Zi. Në takim është folur për përvojat e afaristëve turq në Mal të Zi dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm. Përndryshe Këshilli për marrëdhënie ekonomike me jashtë i Turqisë në vitin 2008-të formoi këshillim administrativ malazez-turk në punën e të cilit janë inkuadruar ndërmarrjet që veprojnë në Mal të Zi dhe që kanë synim të investojnë dhe të afarizojnë në këtë republikë. Alimi ka veçuar se ndërmarrjet turke tregojnë interesim të madh për të investuar në Mal të Zi dhe ka njoftuar se këtu veprojnë 850 kompani turke. Rritja e interesimit për investime në Mal të Zi është shtuar veçmas me hyrjen e Malit të Zi në NATO. Ndërmarrjet turke veprojnë në fushën e turizmit, bujqësisë, energjetikës në infrastrukturë dhe sistemin bankar. Ato veçmas janë të interesuara për shfrytëzimin e kapaciteteve te Portit të Tivarit, me theks të veçantë në shfrytëzimin e kapaciteteve në zonën e lirë dhe transportit të mallrave nga Turqia dhe transportin e tyre në vendet e rajonit. Nga ana tjetër nënkryetari i dhomës ekonomike të Malit të Zi Ivan Saveliq i njoftoi mysafirët me organizimin dhe aktivitetet dhe gatishmërinë që të ofroj te gjitha llojet e informacioneve lidhur me klimën investuese në Mal të Zi. Ai theksoi edhe bashkëpunimin e mirë në këtë drejtim me Ambasadën e Turqisë në Podgoricë dhe marrëdhëniet e mira tradicionale me dhomën ekonomike të Turqisë në planin bilateral dhe multilateral.

 

Në vitin 2017 shkëmbimi mallrave ndërmjet Malit të Zi dhe Turqisë arrin mbi 93 milion euro

Shkëmbimi mallrave ndërmjet  Malit të Zi dhe Turqisë shënon rritje të vazhdueshme. Këtë e dëshmojnë edhe të dhënat se nga viti 2014 ajo është rritur nga 39 milion në mbi 93 milionë vitin 2017. Kështu u tah në takimin e ministres së ekonomisë Dragica Sekuliq me përfaqësuesit e këshillit për marrëdhënie ekonomike me jashtë të Turqisë. “Numri i kompanive turke në Mal të Zi është gjithnjë e më i madh dhe efektet e përgjithshme të tyre në zhvillimin e ekonomisë së Malit të Zi është gjithnjë e më evident”. Tosh Çelik është njëra nga kompanitë me rëndësi të madhe për ekonominë e Malit të Zi theksoi Sekuliq. Ajo shtoi se ministria e ekonomisë aplikon një sërë programesh të ndryshëm për nxitjen e biznesit në lëmin e investimeve të cilët i ndihmojnë zhvillimit të ambientit të përshtatshëm investues. Ambasadori i Turqisë në Mal të Zi, Serhat Galip tha se në Mal të Zi janë aktive kompanitë e vogla dhe të mëdha nga Turqia dhe në pjesën më të madhe ato janë të interesuara për investimeve në sektorin e energjetikës, bujqësisë dhe infrastrukturës. Ai tha se janë duke u zhvilluar bisedime ndërmjet dy vendeve me qëllim të ndryshimit të marrëveshjes së tregtisë së lirë që do të mundësoj liberalizimin e tregut të prodhimeve bujqësore./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne