Shërbimi i Inteligjencës ndaloi Ndihmësin e parë të Kryetarit të Kuvendit të Venezuelës

Edgar Zambrano, Ndihmësi i parë i Kryetarit të Kuvendit Kombëtar (AN) në Venezuelë, arrestohet për pjesëmarrje në tentativën e dështuar për grushtet.

Ky është arrestimi i parë në mesin e anëtarëve opozitarë të Kuvendit Kombëtar të Venezuelës, të cilën kishin rol në tentativën për grushtet të ndërmarr më 30 prill nga Kryetari i Kuvendit Kombëtar, Huan (Juan) Guaido, i cili u vetshpall president i përkohshëm, dhe një ushtarakësh.

Arrestimi nga agjentët e Shërbimit Kombëtar Bolivarian të Inteligjencës (SEBIN) i Zambranos, i cili nuk ndodhet në mesin e 10 emrave ndaj të cilëve Gjykata e Lartë e Drejtësisë (TSJ) e Venezuelës ka ngritur padi, u njoftua nëpërmjet llogarisë së tij në median sociale.

Mësohet se Zambrano, i cili refuzoi të zbres nga makina gjatë arrestimit, është ndaluar së bashku me makinën e tij nga ana e shërbimit të inteligjencës SEBIN.

Diosdado Kabello (Cabello), kryetari i Asamblesë Kushtetuese, që është organi legjislativ i shtetit, në një program televiziv që udhëheqë në televizionin shtetëror VTV, konfirmoi arrestimin e Zambranos duke thënë se “Para pak çastesh është kapur njëri prej liderëve të tentativës së dështuar për grushtet”.

Duke vënë në dukje se Zambrano nuk ndodhet në mesin 10 deputetëve për të cilët Gjykata e Lartë e Drejtësisë ka kërkuar heqjen e imunitetit diplomatik, Kabello tha se “Çdo gjë ishte e qartë gjatë tentativës për grushtet ushtarak. Nuk ka nevojë heqja e imuniteteve diplomatike apo të merret leje për gjykimin e tyre”.

Në anën tjetër Gjykata e Lartë e Drejtësisë njoftoi se 7 deputetëve të Kuvendit Kombëtar të Venezuelës, ndaj të cilëve më herët janë ngritur padi, u janë shtuar edhe 3 deputetë të tjerë.

Deputetët, Freddy Francisco Superlano Salinas, Sergio de Jesus Vergara Gonzales dhe Juan Andres Mejia Szilard, janë në mesin e emrave të 7 deputetëve të tjerë që do të gjykohen për akuza “Tradhti ndaj atdheut, komplot, nxitja e kryengritjes, nxitja e kryengritjes civile, formimi i një organizate për kryerjen e krimeve, uzurpimi i autorizimeve, nxitja e opinionit publik në mosrespektim të ligjeve dhe krime të urrejtjes”.

Ndërkaq paditë e ngritura nga Gjykata e Lartë e Drejtësisë ndaj 7 deputetëve të tjerë, u miratua brenda një kohe të shkurtë nga Asambleja Kushtetuese, ku kjo e fundit me kërkesë të Gjykatës së Lartë të Drejtësisë, fillimisht hoqi imunitetin diplomatik ndaj këtyre deputetëve dhe më pas lejoi gjykimin e tyre.

Ndërkaq Marianela Magallanes, që ndodhet në mesin e 7 deputetëve në fjalë, është strehuar në ambasadën e Italisë në Karakas, pasi bashkëshorti i saj është shtetas i Italisë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne