Shesheli kërkon shtëpi në qëndër të Preshevës, shtypi serb: Shqiptarë, Vojvoda po vjen!

Shesheli blen një shtëpi në qendër të Preshevës dhe kjo eshte porosia per shqiptarët! (“Spremite se siptari, stize Vojvoda! Šešelj kupuje ku?u u centru Preševa i poru?uje ovo Albancima!”) eshte titulli i gazetave serbe te cilat nuk ndalen te spekulojne me deklaratat e Sheshelit, që vitin e kaluar i kishte “ikur treni” me ikona ortodokse për në Mitrovicë dhe i ishte kthyer nga Nishi, tamam aty ku shqiptarët e konsiderojnë si kufi mes Serbisë dhe Luginës së Preshevës, shkruan agjencia  e lajmeve “Presheva Jonë”.

Në programin “Mirmengjes Serbia” në televizionin Hepi ishte i pranishëm presidenti i SRS, shovinisti serbi Vojislav Sheshel, i cili deklaroi se ka në plan të blejë një shtëpi në qendër të Preshevës.

“Kosova në përgjithësi mbetet në Serbi, është autonomia që mund të jetë një nivel më i lartë. Katër komunat serbe nuk janë vënë në dyshim. Ekziston një pronë homogjene serbe, përfshirë Gazivodën. Kopaonik është i mbrojtur, Trepça nuk është e mbrojtur  tërësisht. Manastiret serbe, kishat dhe kishat janë shumë të rëndësishme. Komuna e Shtërpcës duhet të mbrohet në të gjitha mënyrat. Presheva, Bujanoci dhe Medvegja… as që mund të diskutohet për to,” tha Shesheli.

“Kam ndërmend të blej një shtëpi në qendër të Preshevës dhe nuk ka asnjë mënyrë që dikush të mund të më ndalojë! Do të ishte një kaos! Takimi im i parë me shqiptarët ishte me ata që prisnin dru, ku jetova, ata ishin njerëz të mirë ..-” ka thënë në fund Sheshel.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne