Si çdo ditë Rama u thotë mirëmëngjes qytetarëve të tij me anë të facebook-ut me jë foto. Rama e ka nisur ditën me pamjet e sheshit Skenderbej qe inaugurohet sot. Me një shënim në FB, ai falenderon gjithe arkitektet, duke i kushtuar vemendje kryebashkiakut Veliaj, per te cilin shkruan se “diferencën e bëri edhe njëherë, Lali Eri, kryetari fenomenal i Tironës që dum”.

Por më shumë se falenderim për Veliaj, Rama duket se falenderon veten për sheshin e ri “Skëndërbej”, shesh të cilin, siç thotë edhe ai, u nis 10 vite më parë në një projekt ambicioz kur Rama ka qenë kryetar i bashkisë Tiranë.

“Një rilindje e vështirë, plot 10 vjet nga dita kur nisi rrugëtimin projekti më ambicioz urban i Shqipërisë demokratike, mes pengesash, bllokimesh, shkatërrimesh e arrnimesh dëshpëruese, por një rilindje e denjë për kryeqytetin e shqiptarëve të shekullit XXI. Mezi pres të shkel sonte qilimin fantastik të thurur me gurë nga të gjitha trevat ku jetojnë prej shekujsh shqiptarët dhe të shijoj realizimin e një ëndrre që për shumë kohë ngjante e dënuar me vdekje” – shkruan ndër të tjera Rama në Facebook.

Rama e humbi bashkinë e Tiranës në vitin 2007, por e rifitoi në 2011 me anë të preferuarit e të caktuarittë tij Erion Veliajt, të cilin e përdor për të përmbyllur ëndrrat dhe projektet e tij të nisura kishte bashkinë. Dhe duket se Veliaj e bën me dëshirën më të madhë këtë gjë. Në çdo fjalim të tij për punën e bashkisë së Tiranës, nuk harron që të flasë më superlative për Ramën dhe të mos i kursejë falenderimet.

Nga kjo anë, Veliajt duket si një gjysëm-kryebashkiak i Tiranës, sepse gjysma tjetër i takon Veliaj. Një fenomen e ngjashëm kur prindërit mundohet të plotësojnë ëndrrat e tyre përmes fëmijëve të tyre. Edhe në inagurimin e sotmën Erion Veliaj nuk do i kursejë falenderimet e ekzagjeruara për Ramën duke thënë se kjo ishte vepër e tij, ndërsa ky i fundit do i hedh sytë nga sheshi “Skëndërbej” dhe do e krahasojë veten me rilindasit e kombit.

24