Shifra alarmante të shqiptarëve që kërkojnë azil në Francë, Berisha: Në vend të mirëmëngjesit për Noriegën

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka përcjellë një mesazh domethënës, mëngjesin e sotshëm, kryeministrit Edi Rama, dërguar nga një vajzë e re që studion në Francë.

“Në vend të mirëmengjesit për Noriegën nga Parisi! – nënvizon me ironi Berisha në Fb. – Studentja dixhitale nga Parisi informon, sipas gazetës “Le Monde”, se 66 000 shqiptarë kanë kërkuar azil politik në Francë. Shqiptarët renditen të parët me distancë në kërkesat për azil politik në këtë vend.
Lexoni mesazhin e saj.”

“Miredita Doktor Berisha.

Studioj ne Paris dhe po lexoja lajmet sot ne mengjes. Shikoni sesi e pershkruan e famshmja “Le monde” pasqyren e shteteve azil-kerkues per 2017. Renditemi te paret me 66 000 azil-kerkues! Vetem ne France!

Afer kemi shtete afrikane natyrisht me me pak azil-kerkues se ne.
Uroj te jeni mire.”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne