Sëmundjet tumorale po fitojnë gjithmonë e më shumë terren në popullsinë shqiptare. Mjekët pohojnë se rastet e reja po vijnë në rritje progresive çdo vit. “Kemi mbi 7 mijë raste të reja, kemi rritje mesatare rreth 12% çdo vit dhe në 5 vjet rritja është 60%” thotë mjeku Orges Spahiu. Alarmi më i madh vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila paralajmëron epidemi globale.

“Pritet që në dy dekadat e fundit, numri i të diagnostikuarve me kancer të rritet rreth 70%” shprehet mjeku.

Sa i takon Shqipërisë, shpesh rastet përfundojnë në fatalitet për shkak të kapjes së sëmundjes në faza të avancura.

“Rreth 70%-80% e tyre vijnë në stadet e treta dhe të katërta të sëmundjes. Kjo bën që shansi i tyre të jetë i pakët në kurim” tha Spahiu.

20