Shihet nga Toka vetura e Elon Musk duke udhëtuar nëpër hapësirë

Tesla Roadster e Elon Musk është që më pak se një javë në hapësirë, por po vazhdon të debatohet në komunitetin e astronomisë.

Vetura, e cila u lëshua brenda raketës revolucionare Falcon Heavy, përmban një shofer manekin të quajtur “Starman”.

Në fillim shpresohej se vetura do të udhëtonte për në Mars, por duket se ajo tani ka ndërruar drejtim dhe do të zhduket thellë në hapësirë.

Tashmë kemi parë pamje nga hapësira që shfaqin veturën atje; por si duket kjo veturë këtu nga Toka?

Astronomët nga Projekti Teleskopi Virtual në Itali tashmë ia kanë dalë që të kapin imazhe të veturës në sistemin diellor.

Fotografitë e tyre u kapën duke përdorur një njësi robotike në Obervatorët Tenagra në Arizona më 8 shkurt, vetëm dy ditë pas lansimit të Falcon Heavy.

Mund të zhgënjeheni se fotografitë nuk shfaqin veturën e kuqe nëpër qiellin e natës, por në vend të kësaj do të shihni një pikë e cila i ngjan veturës duke lëvizur shpejtë.

Gjurmët e lëna nga vetura mund të shihen edhe në foton më poshtë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne